LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat/ Kush janë kandidatët e shoqërisë civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë

25 Korrik 2017, 11:56, Aktualitet CNA

Komisioni parlamentar i ligjeve ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me shqyrtimin e marrjen në dorëzim të kandidaturave të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. Kjo seancë vjen pasi më parë Parlamenti hapi tre herë garën për të tilla aplikime dhe nuk pati interesim. Gjithsesi, sakaq, disa kandidatë i janë përgjigjur thirrjes së fundit dhe kanë depozituar kërkesat të cilat janë marrë në shqyrtim nga Komision i përkatës parlamentar, i cili ka vendosur të përzgjedhë disa prej tyre që plotësonin kërkesat.

Burime nga parlamenti thanë se kandidatët Naureda Llagami, Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami plotësojnë kushtet ligjore ndaj dhe janë përzgjedhur nga listëkërkesa për tu shqyrtuar nga Komisioni parlamentar. Ndërkohë Bledar Ilia, Tartar Bazaj, Ermira Deçka (Koçiu) dhe Romeo Gurakuqi janë skualifikuar pasi nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë anëtarësore e KLGJ-KLP./CityNews

09:15 Aktualitet

Urime legen!

Nga  Ilir LEVONJA1) Duhet të ketë qënë viti 2011 kur në atë ...

Lajmet e fundit nga