LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza e fortë e Altin Goxhajt/ Basha “dashnorja” e fshehtë e Ramës, kush e vrau PD-në

25 Korrik 2017, 16:36, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj, një ndër zërat më kritikë ndaj Lulzim Bashës, ka vijuar sulmet e ashpra ndaj kreut demokrat.

Në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se Shqipëria është në kthetrat e Establishmentit, ku ?kryetari? i opozitës është ?dashnorja? e fshehtë e kryeministrit.

Sipas tij, PD vdiq, e vranë maskarenjtë dhe idiotët e vet dhe tani lëvzi si zombie, duke kafshuar si të verbër këdo që është i gjallë dhe me dy pare mend në kokë.

Referuar kësaj, Goxhaj shton se Shqipëria sundohet nga një oligarki dhe nuk ka opozitë.

Lexoni statusin e plotë:

DREJT NJË LËVIZJE POLITIKE ANTI-ESTABLISHMENT (AntiOligarki)
NËN NJË OLIGARKI!
Përfundimisht Shqipëria sot është në kthetrat e Establishmentit ku “kryetari” i Opozitës (i “zgjedhur” duke vjedh 50 mijë vota të anëtarëve të PD që e refuzuan atë dhe farsën e tij) është “dashnorja” e fshehtë e Kryeministrit! PD vdiq! E vranë maskarenjtë dhe idiotët e vet! Tani lëviz si zombie duke kafshu si të verbër këdo që është i gjallë dhe me dy pare mend në kokë! PRA SHQIPËRIA SUNDOHET NGA NJË OLIGARKI!
S’KA OPOZITË!
LSI e tregoi me deklarimin e votës pro rritjes së çmimit të ujit që voton me leje ndërtimi dhe mbajtje vendesh pune pra është thjesht një parti politike në pushtet me probleme të ndarjes së llokmave të pushtetit! PRA NUK KEMI OPOZITË!
NUK KEMI PËRFAQËSIM!
Na duhet një Lëvizje Politike që të sigurojë kushtet për lindjen e një Opozite Politike Reale që të përfaqësojë qytetarët politikisht dhe ti japë Shqipërisë mundësi të përfaqësohen dhe të rrëzojnë në 2019 dhe 2021 këtë Oligarki që e mori pushtetin në 2017 nëpërmjet një Grushti Sorosian Shteti të realizuar në 2 akte 25 Qershor 2017 dhe 22 Korrik 2017! PRA NA DUHET PRA NJË LËVIZJE POLITIKE!
POR JEMI GJALLË DHE PO VEPROJMË!
Deri tani me dhjetra njerëz të mënçur dhe me eksperiencë kanë folur mes tyre dhe jemi në rrugë të mbarë!
KUSH JEMI?
Nuk jemi as marsianë dhe as alienë! Nëse doni ti dini kush jemi, na keni të gjithëve këtu në Facebook! Mjafton ti lexoni të gjithë njerëzit kritik që nuk kanë heshtur as për denoncimin e Farsës së 25 Qershorit dhe as atë të 22 Korrikut! Këta janë ata që do ta bëjnë Opozitën Reale, këta janë ata që do ta themelojnë Lëvizjen Politike AntiEstablishmet, Opozitën, Përfaqësimin dhe rrëzimin e Oligarkisë!/CityNews

Lajmet e fundit nga