LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thyejnë xhamin dhe djegin makinën e policit/Kush janë “të fortët” e Lezhës?

24 Korrik 2017, 14:15, Aktualitet CNA

Mjeti i një efektivi policie është djegur sot nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në Ishill-Shëngjin, ku autorët kanë thyer xhamin e mjetit tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit A. T., dhe më pas kanë hedhur brenda mjetit një bidon me benzinë, duke i vënë flakën.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhe, digjet automjeti i efektivitet te policisë rrugore. Më datë 23.07.2017, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë, ku nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë./CityNews

Lajmet e fundit nga