LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse duhet të fikni celularin tuaj në avion

24 Korrik 2017, 20:00, Kosova & Bota CNA

Para nisjes dhe pak përpara se të ulen, pilotët u kërkojnë udhëtarëve të fikin pajisjet e tyre elektronike apo të klikojnë mbi ?flight mode? në smartphonin e tyre.

Megjithatë ne nuk e kuptojmë se si smartphonët tanë të vegjël mund të ndërhyjnë në funksionimin e një pajisjeje kaq të madhe teknologjike siç ësht një avioni.

Siç e dini, ngritja dhe ulja janë fazat më të vështira të fluturimit, gjatë së cilës pilotët duhet të koordinojnë veprimet e tyre me qendrën e kontrollit të fluturimit në terren.

E gjithë kjo bëhet duke përdorur sistemin e navigimit të avionit. Sinjali i pajisjes suaj mund të shkaktojë ndërhyrje në komunikimin me radio dhe piloti nuk do të arrijë të dëgjojë informacionin e transmetuar nga kontrolluesi i trafikut. Kjo mund të çojë në një situatë emergjente.

Sigurisht që dy apo tre celularë nuk do të kishin shumë ndikim, por nëse të gjithë në bord përdorin në mënyrë aktive pajisjet e tyre, ndërhyrja do të jetë e dukshme./CityNews 

Lajmet e fundit nga