Connect with Us

Kush është 21 vjeçari që vrau babain polic/ Para 2 vitesh ai…

Aktualitet

Kush është 21 vjeçari që vrau babain polic/ Para 2 vitesh ai…

Publikuar

-

Mirald Metallari është 21 vjeçari i cili vrau babain e tij polic, me armën e tij të shërbimit, pas konflikteve për një mur betoni.

Pas debatit banal në dukje, i cili shkaktoi tragjedinë familjare , dyshohet se fshihen të tjera probleme.

Sipas dëshmive të para të fqinjëve Miraldi kishte jetuar prej dy vitesh në Gjermani si azilkërkues.

Ai kishte 6 muaj që ishte kthyer nga emigracioni me shenja të problemeve psikologjike.

Megjithatë policia ende nuk ka dalë me një version lidhur me gjendjen e djalit në momentin që qëlloi prindërit.

LEXO EDHE:  Shkatërruan grupin e “skifterave” shqiptarë/ Zbardhen detajet e operacionit

Nga raportimet e Policisë mësohet se pritet dëshmia e nënës së tij, 47 vjeçares Nurie Metallari, gjendja e së cilës paraqitet e rëndë dhe ndodhet ende në sallën e operacionit.

Familja me origjinë nga Kukësi jetonte prej vitesh në zonën e Bathores, ndërsa Myftari (viktima), polic në komisariatin nr. 5 në Kamëz njihej si njeri i qetë dhe pa probleme./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla publikon foton e vjetër me Nanon dhe i uron ditëlindjen/ Udhëheqësi ynë historik!

Publikuar

-

Nga

Balla publikon foton e vjetër me Nanon dhe i uron ditëlindjen/ Udhëheqësi ynë historik!

Ish kryeministri dhe lideri i së majtës, Fatos Nano feston sot 68-vjetorin e lindjes.

Pas kryeministrit Edi Rama,  e ka uruar edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i cili e cilëson Nanon një “udhëheqës historik”.



Sipas Ballës, nën drejtimin e Nanos u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste.

“Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.
Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:
si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994,
zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës, kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999, hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i “Nismës”?/ Hajdari jep detajet, çfarë ndodhi në takimin me Kim

Publikuar

-

Nga

A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i "Nismës"?/ Hajdari jep detajet, çfarë ndodhi në takimin me Kim

Deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhur me aktualitetin politik, hapjen e listave, koalicionet, por edhe për partinë e re politike.

Hajdari tha se ajo është për hapjen e listave 100%, ndërkohë që sipas saj barazia gjinore mund të arrihet me një korrektim paszgjedhor. Hajdari shtoi se gratë në Kuvend punojnë më shumë se burrat, por ende nuk kanë arritur dot që të shkëputen prej vullnetit të kryetarit.

Sa i takon takimit me Yuri Kim, Hajdari tha se ajo ishte një darkë mes miqsh, dhe që nuk mund të prononcohej më shumë.



“Ajo që mund të them unë sa i takon koalicioneve, është se unë nuk kam asnjë problem prej tyre, vetëm në rast se nuk ka një deformim të vullnetit të qytetarëve. Mandati duhet të vlejë për të gjitha partitë njësoj, qofshin në koalicion apo jo. Ai ishte një takim mes miqsh, informal, në momentin që do të kemi një takim zyrtar, unë do ta njoftoj këtë në media. Sa i përket listave të hapura mendoj se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por ajo çka ndodhi, ishte që çdo palë donte të merrte diçka në tryezën e Këshillit Politik, dhe ndërkombëtarët thanë se ne si opozitë parlamentare kërkonte lista të hapura dhe ne e morëm atë”, tha Hajdari në studion e Fax News.

Më tej deputetja foli dhe për partinë e re Nisma, që sipas saj do të tentojë të ndryshojë mënyrën e politikbërjes në Shqipëri, ndërsa mohoi zërat se në krye të kësaj force do të jetë aktori i njohur Mirush Kabashi.

LEXO EDHE:  Zhvillime të reja për iPhone/ Hej Siri, po më ndalon policia!

LEXO EDHE:  Zhvillime të reja për iPhone/ Hej Siri, po më ndalon policia!

”Ne kemi bashkuar forcat me Nismën Thurje, ata kanë njerëz të tyre, Nisma Thurje do të vijojë të ekzistojë ende si shoqëri civile, ndërsa figurat kryesore do të mblidhen për të bërë një grupim së bashku, për të pasur pse jo dhe një ndikim politik.Po të shikosh tani të treja partitë politike janë njësoj, si një biznes familjar, që të gjithë bëjnë atë që thotë kryetari. Tani ata kërkojnë që të ketë një rotacion që të marri secili prej tyre fitimet. Po ta shikosh parlamentin, është e vështirë që të shohësh deputetë që debatojnë lidhur me idetë.
Qytetarët kanë humbur interesin te parlamenti, do të vijë një parti politike që përqafon idealet dmemokratike. Do të kemi personazhe të tjerë që do të na bashkohen në javët e ardhshme, do të jenë të rinj nga diaspora që duan të japin idetë e tyre. Partia do të quhet Nisma, pozicionin që unë do të kem do ta vendosin qytetarët.
Jo nuk është e vërtetë që zoti Kabashi do të jetë kryetar i kësaj force politike, ai ka qenë një mbështetës i Nismës por nuk është e vërtetë që ai do të ketë një rol drejtues. Mendoj se duhet të jetë në dorën e qytetarëve që të zgjedhin se kush do të drejtojë atë partinë, pasi në këtë mënyrë mund të rinovohet drejtimi i partive direkt nga qytetarët”, tha më tej Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu ironizon Ramën/ Spekullon dhe teatron komedi në Athinë

Publikuar

-

Nga

Problematikat në ambasadë/ Rama iu kërkon falje publike emigrantëve në Greqi

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Rama spekullon dhe teatron komedi në Athinë.

Shehu e etiketon Ramën si “prishësi i qëllimshëm” i marrëdhenieve me Greqinë dhe ironizon kur shkruan se “dje e paska kuptuar që marrëdheniet njerëzore midis grekëve dhe shqiptarëve janë të mira.”

“Në fakt kjo më kujtoi atë librin e dikurshem e të vonuar të atij tjetrit, “Dy popuj miq”!

Po kështu si shumë vonë e kuptoi atë cfarë deklaroi aty se “integrimi europian është e vetmja alternative për ne”- mbasi që prej 2014 vecse e ka penguar këtë proces duke tentuar të na degdise diku në Lindje!

Dje Rama foli dhe për nevojen e marrëveshjes me Greqinë për kufirin detar e mundesinë e kalimit të saj në Gjykatën Ndërkombetare!

E çuditëshme të degjosh të tilla fjalë nga shkatërruesi i asaj të vitit 2009, kur ajo ishte krejt racionale”, shkruan ish deputeti.



Sipas ish deputetit është e çuditëshme të dëgjosh nga Rama që nuk pranoi as idenë e konsoliduar të asaj periudhe të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilën tashmë sipas tij e “shpalos” në Athinë.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit në Gjermani/ Në fokus të kthyerit nga Kosova

LEXO EDHE:  E rëndë/ Burri vetëhelmohet me fostoksinë

“Në fakt spekullim ishte gjithcka, se një qeveri tashmë në ikje si e tij, mbasi për tete vite vetëm dështoi e dëmtoi marrëdhëniet rajonale, me fqinjet, procesin tonë të integrimit etj, edhe marrëveshjet e rëndësishme sic është dhe ajo e kufijeve detare, në muajt e fundit nuk mund të bëj asgjë të dobishme, vecse propagandë, duke i bërë të buzëqeshin interlokutoret.

Por dhe dicka në fund që Rama tashti duhet ta kuptojë:

–Askush nuk i beson me atij, edhe kur me pompozitet tenton të marrë mbi vetë rolet e “mediatorit e garantit te madh” në zgjidhjen e konflikteve të gjëra e të rrezikeshme, “rol” që edhe Trump, Merkel a Macron do t’ja kishin zili nëqoftëse do ta mernin seriozisht.

Në rastin me të mirë këto deklarata konsiderohen në atë salle vetem si shakara, me te cilat vështirë se dhe mund të qeshë kush!”përfundoi ish-deputeti.

 

LEXO TE PLOTE