LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Rama-Meta më në fund shtrëngojnë duart

24 Korrik 2017, 18:39, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i shtrënguan duart gjatë ceremonisë së betimit të Metës si President në Kuvend, por takimi i parë mes tyre erdhi gjatë ceremonisë zyrtare në Presidencë.

Në mbyllje të ceremonisë, Meta, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja së bashku me fëmijët,  i shtrëngoi duart me të gjithë të ftuarit, duke përfshirë këtu edhe Ramën.

Një detaj tjetër që ra në sy ishte edhe largimi i menjëhershëm i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i Lulzim Bashës, pa e takuar Metën./CityNews

Lajmet e fundit nga