LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha jep njoftimin e rëndësishëm për Tiranën/Do të tronditeni nga një breshëri të shtënash

24 Korrik 2017, 12:52, Aktualitet CNA

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka ironizuar ceremoninë e sotme në të cilën Ilir Meta do të marrë zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se për të gjithë ata që vuajnë nga zemra sonte do të tronditet, pasi 21 të shtëna nuk do të lënë harabel pa trembur mbi qiellin e ndotur të kryeqytetit dhe qen rrugësh pa ia futur vrapit për të sinjalizuar ?pa qetësi dhe dashuri? mbarë miletin se Ilir Meta sapo është bërë Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Nje njoftim i rendesishem per njerezit me zemer te dobet ose per ata qe kane probleme me ndotjen akustike…
Sot ne mbremje rreth ores 19.30 do te tronditeni nga nje bresheri e gjate te shtenash me top.
Nuk eshte Mato Gruda i instruktuar nga artilieri italian Augusto, qe do marre hak ndaj mullareve te barit te plakut Mere…
Nuk eshte as artileria e rende e fishekzjarreve te Lali Erit qe po inauguron ndonje cerdhe me avlli….
Nuk eshte as turma e “xhindosur” me urdher nga larte e qendrestareve te PD-se, qe do sulmoje me arme kundertanke dhe me tanke kryeministrine si me 14 shtator 1998…
Nuk eshte as INUK-u i Dallendyshes qe hedh ne ere ndonje pallati pa letra te Lulit, edhe atyre u eshte lagur dinamiti…
Nuk eshte as garda e kryeministrit Rama qe po hakmerret ndaj mullareve te barit te Baba Likes te Kodra Diellit…
Jane topcinjte e Gardes se Republikes qe me plot 21 te shtena topi, nuk do te lene harabel pa trembur mbi qiellin e ndotur te kryeqytetit dhe qen rrugesh pa ia futur vrapit nga frika drejt kodrave rrotull Tiranes, per te sinjalizuar keshtu “pa qetesi e dashuri” mbare miletin, se Ilir Meta sapo eshte bere presidenti i Republikes se Shqiperise…..

Meqe eshte pune topash e topcinjsh, s’me ngelet gje tjeter vetem te kujtoj fjalet e plakut Mere:
“Dynjaja u shthur! O ati i madh c’pret?!!! Tunde njehere nga themelet….”/CityNews

Lajmet e fundit nga