LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Goxhaj nxjerr listën/7 vendet ku banda e Bashës falsifikoi më shumë vota

24 Korrik 2017, 19:50, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar sërish manipulimin dhe falsifikimin e votave në zgjedhjet e 22 korrikut për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Përmes ironisë, Goxhaj tregon si u falsifikuan mbi 50 mijë vota të demokratëve. Ndërsa sjell një listë me 7 rekordet e falsifikimit të votave, sipas tij, nga banda e Bashës.

Statusi:

JA SI U FALSIFIKUAN MBI 50 MIJË VOTA TË DEMOKRATËVE!
Nga Levizja AntiSoros:
TOP LISTA E 7 REKORDEVE TË FALSIFIKIMIT TË VOTAVE NGA BANDA E BASHËS! Ja renditja:
VENDI 1. Elbasan Teatri ?Skampa?: i bie që çdo 18 sekonda hyn 1 votues ?
VENDI 2. Fier Holli i Kinoteatrit Fier: i bie që çdo 18 sekonda hyn 1 votues ?
VENDI 3: Lushnje Selia e Degës: i bie që çdo 19 sekonda hyn 1 votues ?
VENDI 4: Bulqizë Selia e PD Bulqizë: i bie që çdo 25 sekonda hyn 1 votues ?
VENDI 5: Durrës Pallati i Kulturës: i bie që çdo 26 sekonda hyn 1 votues ?
VENDI 6. Krujë Selia e Degës: i bie që çdo 33 sekonda hyn 1 votues ?
VENDI 7: Gjirokastër Kinoteatri ?Zihni Sako?: i bie që çdo 33 sekonda hyn 1 votues ?
Ndërkohë sipas pamjeve filmike kalojnë mesatarisht minuta të tëra derisa të vijë një votues
(duke bërë gati kallzimin penal në Prokurori për falsifikimin)
P.s. Nr i Durrësit ra nga vendi i parë në listë në të 5tin sepse Bylykbashi zvogëloi shifrat sapo plasëm skandalin në dt 22 Korrik./CityNews

Lajmet e fundit nga