LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta dekretojë Saimir Tahirin si ministër?!/Ilir Meta jep përgjigjen e papritur

24 Korrik 2017, 20:23, Aktualitet CNA

Ilir Meta, ka folur menjëherë pas ceremonisë së betimit dhe inaugurimit si Presidenti i ri i vendit. Në emisionin ?Top Story?, Meta ka treguar detyrat e tij në postin e Kreut të Shtetit.

I pyetur nëse do ta dekretonte Saimir Tahirin, nëse ky i fundit zgjidhej ministër, duke pasur parasysh dhe akuzat e LSI-së për kanabizimin e vendit, Meta jep një përgjigje diplomatike.

?Unë do përmbush të gjitha detyrimet e mia në mënyrën më korrekte, dhe do presim konstituimin e parlamentit të ri. Kam nevojë të pyes këshilltarë, ka disa zyra të cilat e këshillojnë Presidentin. Do të më duhet dhe mua koha ime,? tha Meta./CityNews

Lajmet e fundit nga