LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

20 vjetori i vdekjes së Princeshës Diana/ Thesaret personale që mund të shfaqen për vizitorët

24 Korrik 2017, 14:30, Lifestyle CNA

Një palë këpucë baleti, një bllok i personalizuar shkolle dhe një raft plot me kaseta muzikore që i përkasin princeshës së ndjerë Diana do të shfaqen në Buckingham Palace si pjesë e një tributi përkujtimor që shënon 20 vjetorin e vdekjes së saj.

William dhe Harry përzgjodhën shumicën e sendeve që do të shfaqen në kuadër të ekspozitës që do të mbahet brenda pallatit.

Ata janë përpjekur që mos t?i kushtojnë rëndësi vetëm sendeve e gjërave të saj të përditshme, edhe mënyra e vendosjes është bërë ashtu siç ajo i përdorte dikur.

Publiku do të ketë mundësinë të shohë fotot e shumta të fëmijëve të sajtë vendosura në tavolinë, së bashku me një kalendar argjendi tavoline Cartier, të gdhendur me ditëlindjen e saj dhe ato të princit Çarls dhe të djemve të tyre. Princesha e pranoi e mori këtë dhuratë nga ish-Presidenti Ronald Reagan dhe gruaja e tij, Nancy, gjatë një vizite të Diana dhe Charles në 1985 në Uashington, D.C.

Buckingham Palace është rezidenca zyrtare e sovranëve britanikë që nga 1837-ta, dhe si çdo verë hap dyert për publikun, teksa familja mbretërore kalon pushimet në Windsor./CityNews

Lajmet e fundit nga