Connect with Us

Vjen dorëheqja e parë në PD/Basha braktiset nga drejtori i lartë (Emri)

Aktualitet

Vjen dorëheqja e parë në PD/Basha braktiset nga drejtori i lartë (Emri)

Publikuar

-

alizoti pd ti qendroje kerkeses

Fitorja e thellë e Lulzim Bashës, menjëherë pas humbjes së thellë dhe katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit, është pritur me reagime të ashpra dhe dyshime të forta njëkohësisht.

Rikonfirmimi i Bashës në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme ka sjellë dhe dorëheqjet e para në radhët e demokratëve, që e shohin dhe vlerësojnë garën dhe rezultatin si të padrejtë dhe manipulues.

Është drejtori i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, Tomor Alizoti, që ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante në selinë blu, si dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Ai e ka njoftuar largimin e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke sqaruar se Lulzim Basha ishte përgjegjësi kryesor për humbjen e 25 qershorit dhe duhej të dorëhiqej në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje.

Mesazhi i plotë:

Ne perfundim te votimit te anetaresise se PD per kryetarin e saj jap sot doreheqjen time nga detyra e drejtorit te departamentit te ish te perndjekurve dhe nga ajo e anetarit te kryesise. Une, pas humbjes dramatike te PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Akuzat për pastrim parash/ Reagon Rezart Taçi: Urdhër arresti i pavlerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar në lidhje me urdhërarrestin ndaj tij për akuzën e pastrimit të parave.

Taçi thekson se nuk njihet as me biznesmenin italian Francesco Zummo, ndërsa shton se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve të tij.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.-thotë Taçi.



I pyetur mbi lidhjen për të cilët flet SPAK me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar për Albanian Post se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

LEXO EDHE:  Dënoi PD-në për shpifje ndaj Veliajt/ Basha sulmon gjyqtaren

LEXO EDHE:  Dënoi PD-në për shpifje ndaj Veliajt/ Basha sulmon gjyqtaren

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK arreston djalin e ish gjyqtares së Tiranës/ Ja, për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

cna lajme denoncim

Djali i  ish gjyqtares Dhurata Balla, është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave.

Artur Balla ka lidhje familjare  e Rezart Taçin, pasi është kunati i tij.

SPAK ka njoftuar  sot se ka sekuestruar shumën prej 18 milionë euro, ndërsa ka shpallur në kërkim Rezart Taçin.



Dhurata Balla, gjyqtarja që ka punuar në Tiranë ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi KPK i la asaj barrën e provës për justifikimin e pasurisë, gjatë procesit të Vetingut.

LEXO EDHE:  “E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Të gjithë kundër Lulzim Bashës

Dhurata Balla ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Nga viti 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që në qershor të këtij viti, pasi refuzoi që të vazhdonte procesin e Vetingut, duke u përjashtuar nga KPK./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni antidrogë/ Arrestohen 3 të rinj, sekuestrohen 15 kilogramë kg kannabis

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia Lezhë ka finalizuar operacionin antidrohë të koduar “Rubiku”. Gjatë operacionit janë sekuaestruar 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia ka arrestuar shtetasit R. D., 29 vjeç, R. N., 20 vjeç dhe P. M., 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë të cilët po trasportonin lëndën narkotike.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Rubiku”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike.



Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Rubiku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 29 vjeç, R. N., 20 vjeç dhe P. M., 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë.

LEXO EDHE:  Rruga e humbur e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Rruga e humbur e Lulzim Bashës

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Ura Ushtarake”, në Njësinë Administrative Rubik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetet e dyshuara, me drejtues shtetasit P. M. dhe R. D.

Gjatë kontrollit të automjeteve tip “Ford” dhe tip “Nissan”, të drejtuar nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. N., pasagjer në njërin prej mjeteve, shërbimet e Policisë i gjetën një peshore elektronike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, peshorja elektronike, 3 aparate celular dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO TE PLOTE