Connect with Us

Vjedhje të mëdha në doganat e vendit/Ja emrat e zyrtareve që janë direkt të përfshirë

Aktualitet

Vjedhje të mëdha në doganat e vendit/Ja emrat e zyrtareve që janë direkt të përfshirë

Publikuar

-

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar me emra konkret personat përgjegjës për vjedhjet e mëdha në doganat e vendit.

Teksa ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha i quan këta persona rrjet kontrabande të fuqishme.

Në këtë rrjet sipas Berishës përfshihen, Drejtoresha e Doganave, Drejtori i Kontrabandës, Mirjam Prifti, Burri i Drejtoreshës, biznesmenë dhe agjenci doganore.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës:

Vjedhje te medha ne doganat e vendit!

Doganieri dixhital denoncon:

Rrjet kontrabande te fuqishme

te nje grupi zyrtaresh ku perfishihet drejtoresha e doganave, drejtori i kontrabandes, Mirjam Prifti, burri i drejtoreshes, biznesmene, agjensi doganore etj.

Lexoni mesazhin e tij! sb

“Pershendetje zoti Sali Berisha nga Doganieri Digital. Ne Doganat Shqiptare Drejtori i Antikontrabandes Mirjam Prifti bashke me Burrin e Belindes Blendisin edhe Kryetarin e Doganes Tirane Petrit Kociu bashke me Agjencine doganore LORI me axhentin LALAI po bejne kontrabande me mallera kineze te cilat vijne nga kina tranzit ne portin e Pireut nga ketu i.ndihmon me letra fallco THEODHORI ZBOGO ose shkurt Dhori Greku qe ka dy pashaporta ate Shqiperare edhe ate Greke. Ky zoteria ben letra fallco si certifikata origjine etj. Ne daten 14-07-2017 eshte futur nje kondinier me atlete nga Subjekti “NEITEN-CO “SHPK. Kondinieri me.numer FCU8525946 e ka ngarkuar nje shofer Aleko me targa kamioni AA745JL/ACR788 qe edhe ky ka pashaport greke per te gjithe kontrabanden qe ben Dhori bashk me Mirjam Prifti drejtorin e antikontrabandes. Kondinieri eshte bllokuar nga Shefi i departamentit GJON BARDHI i cili nuk eshte ne linjen e Burrit te Belindes Blendisit edhe Mirjamit. Kondinieri eshte me letra fallco te bera nga kryemjeshtri DHORI ose Greku sic i thone shkurt duke filluar nga certifikata e origjines etj. Po keta zoterinj kane kaluar disa kondinier me pjes elektronike , aksesuar celularesh edhe me canta,rripa,ora, atlete,celulare firmato gol. Agjencia doganore LORI me ne krye LALAIN eshte ajo qe mer persiper te gjithe kondinieret me probleme ne.doganat shqiptare nga e cila edhe 1 muaj me.pare ishit ju qe i denoncuat me numer praktike ku ai kondinier ka mare nje gjobe prej 9 milion lek te reja. Ju bej te ditur qe LALAI bashke.me DHORIN kane bere kontrabande edhe me BESMIR QEBININ ish Shefin e Departamentit te doganave shqiptare. Mirjami me Blendisin edhe Petrit Kociun kane cuar njerez ne tregun elektrik edhe tregune e medreses per tu dhene garanci tregetare qe te bejne kontraband. Ju lutem publikojeni qe te dalin te palarat e kontrabandes qe behet ne keto momente ne doganat shqiptare sidomos ditet e shtunave e kane bere si lojen e tyre perfekte kriminelet mafioz si MIRJAM PRIFTI, BLENDISI burri i BELINDES, PETRIT KOCIU e shume te tjere ne kupolen e doganave bashke me DHORIN qe ben transportin e kondiniereve edhe mushamave i.ndihmuar nga super agjenti LALAI i Agjencis doganore “LORI”. Ju pershendes DOGANIERI Digital e ju uroj nje dite te mbare.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Publikuar

-

Nga

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi “zgjedhje të zgjuar” qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u fokusuar vetëm te programi dhe “retorika e qetë”. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte “më të qeta me elektoratin”.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet “impakti i kësaj qasjeje te elektorati”. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si “ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë”.

LEXO EDHE:  Thyhet dhe vidhet garazhi me pije alkoolike/ Policia në kërkim të autorëve

LEXO EDHE:  Thyhet dhe vidhet garazhi me pije alkoolike/ Policia në kërkim të autorëve

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t’i nxitur ballafaqimin palëve, për t’u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Thyhet dhe vidhet garazhi me pije alkoolike/ Policia në kërkim të autorëve

LEXO EDHE:  Thyhet dhe vidhet garazhi me pije alkoolike/ Policia në kërkim të autorëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE