LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafiku “çmend” shoferët/ Rradhë kilometrike në hyrje të Shkodrës

23 Korrik 2017, 19:24, Aktualitet CNA

Trafik i rënduar në qytetin e Shkodrës. Shumë turistë kanë zgjedhur Velipojën për të kaluar, gjë e cila ka shkaktuar shumë trafik dhe kaos në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Vargu i makinave që janë bllokuar në trafik është rreth 3 km dhe nis  përtej harkut të Berdicës dhe përfundon në hyrje Xhabije. Forca të shumta të Policisë Rugore kanë zbarkuar në terren, por kjo nuk ka mjaftuar për të zhbllokuar trafikin.

Temperaturat e larta e vështirësojnë edhe më shumë pritjen e pushuesve. Ky aks është shumë problematik, pasi kjo nuk është hera e parë që qytetarët bllokohen prej disa orësh në trafik.

Ata shprehen se është e nevojshme zgjerimi i urës së Bahçallëkut për t?i dhënë frymëmarrje qytetit, e që situate të tillë të mos përsëriten më, aq më tepër gjatë sezonit turistik./CityNews

Lajmet e fundit nga