LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

S'na duhen këto, kontrollo drejtorët/Rama iu kthehet ashpër qytetarëve: Punë e madhe ...!

23 Korrik 2017, 08:42, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me komentuesit në rrjetet sociale. Rama duket se gjen gjithmonë kohë për të replikuar, duke mos ia përtuar asnjërit prej tyre.

Pas reagimit të tij për arrestimin e 3 tatimorëve, një lumë komentesh kanë vërshuar në faqen e tij, ku nuk kanë munguar dhe përgjigjet e kryeministrit.

KOMENTET:

Komentuesi: Grabitqaret e tu jan ata ti i ke cuar aty se te shikojn ty ata qe vjedh shqiperine dhe zanatin nga ty e kan

Rama: Po mor Skerdi po sikur te shkoje ne shkolle e te mesoje perpara se te besh analistin dhe te mos humbje kohe duke filmuar cigaret ne kafene, a nuk do ishte me mire per ty si thua?

Skerdi: Xhaxhi rama te fundit ne shkolle te paret ne jete.. kohen e lir e kaloj sipas menyres time.. dhe per sa pet shkollen e kam mbaruar dhe jemk detyruar te ikim nga shqiperia se nuk jetohet duke punuar me pune 200 milek respekte

Rama: Skerdi Tedi nuk e di cfare shkolle ke mbaruar po me shqipen qe shkruan edhe tetevjecaren ta kane dhene me hater! Ndersa sa per ate i fundit ne shkolle i pari ne jete prit edhe ca dhe do ta provosh vete

Komentuesi: Zere nga ata qe ke ne krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga keta piskurriqet

Rama: Po pse apo se keshtu ke qejf zotrote! Keta u kapen keta u zune, kush kapet me ate e zeme.

Komentuesi: Do marresh shume sms,pasi gjithe administrata eshte jo profesionale, korruptive,burrakraci pa fund, derrmoji shkarkoi ndjekje penale,policia vazhdon te mos jete rezultative,jo profesionale,e lidhur me krimin, arsimi dhe mjekesia lene per te deshiruar, lufte pa kompromis Z.Kryemin,por kjo duhet te filloje nga koka, sepse bishtat drejtohen vete nqs koka eshte ne rregull.

Rama: Enkel, policia eshte me mire se c?ka qene ndonjehere po duhet dhe do te behet shume me mire akoma, keshtu edhe te tjerat, po keta derrmohen vetem me bashkepunim sic beri zonja qe i coi ne pranga tre batakcinjte!

Komentuesi: Nje pyetje kisha une: Keta horra, keta kriminele, keta maskarenj, gjakpires, kush i futi ne pune? Boh.

Rama: Pyetja jote eshte shume interesante Era po s?ka asnje lidhje me faktin qe keta dolen nga puna dhe u nisen per aty ku e kane vendin!

Komentuesi: Sna duhen keto o Edi po kontrollo drejtorët sepse aty fillon gjëma.Keta jane si nje pike uji ne liqenin e pogradecit?..!!!!Kur do tju vije rradha atyre???

Rama: S?te duhen ty, po pune e madhe se s?te duhen ty o Mikel, i duhen asaj gruas qe e torturuan keta dhe gjithe atyre qe mund te binin viktime e ketyre!

Komentuesi: Me duket se beri rikoshe ky lajme! Domethene shteti sben pune? Edi Rama ! Qe nga sote duhet te marim ty ne telefone qe te mbarohet puna? E kam then edhe e them ? largohet i korruptuari, jo korrupsioni! Duhen paguar njerzit qe te mos mendohen fare per te bere keto gjera!

Rama: Llafet e shumta fukarallek Sam, korrupsioni largohet me reforma dhe shteti ndertohet me pjese, nderkohe duhen goditur grabitqaret! Sa per pagesen kjo eshte pastaj muhabet per muhabet, njesoj si puna e telefonit, kush do te luftoje me keta ka me shume se nje rruge!

Lajmet e fundit nga