LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi mesazh Bashës pas fitores/Kapërceve çdo imagjinatë, por ...!

23 Korrik 2017, 06:22, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar farsën e zhvilluar dje në selinë blu, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetari i ri i saj.

Përmes ironisë, drejtuesi i ?Lëvizjes për Ringritjen e PD? ka uruar Bashën, duke thënë se nuk e ka zhgënjyer kurrë dhe se farsa e tij kapërcen çdo imagjinatë.

Në rrjetet sociale, Patozi nxjerr dhe konkluzionin e fitores së thellë të Bashës, duke shtuar se në PD po instalohet modeli i Koresë së Veriut.

Ja mesazhi:

URIME LULZIM!
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu. Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim…/CityNews

Lajmet e fundit nga