Connect with Us

Mafio-politika e rrënoi Republikën

Aktualitet

Mafio-politika e rrënoi Republikën

Publikuar

-

Ndonëse ka një histori të re, Kosova e qeverisur nga një klasë e papërgjegjshme politike që në hapat e parë u shndërrua në shtetin pa pikë perspektive, në një shtet të “nëntokës dhe krimit të organizuar”, prej nga qytetarët e rëndomtë duan të ikin urgjentisht, një orë e më parë. Kjo humbje e madhe e shpresës së qytetarëve, sipas analistëve politikë, vjen pikërisht për shkak se partitë në Kosovë, të gjitha pa dallim, si ato që qeverisin në nivelin komunal apo ato në nivelin qendror, nuk i respektojnë qytetarët fare, por janë të lidhura me mafiooligarkët e bizneseve dhe klaneve kriminale që i rrethojnë dhe ushqehen me “infuzione” milionëshe nga këto mafio-biznese, të cilat pastaj i shpërblejnë në forma të ndryshme me tenderë e leje ndërtimi… etj…etj.

Qytetari atyre u duhet vetëm për votë dhe e mashtrojnë dhe e blejnë atë në kohën e fushatave dhe sapo marrin pushtetin e nëpërkëmbin qytetarin e mashtruar dhe të varfër. Kjo lidhje e politikës skajshmërisht me krimin bën që të jenë të kompromentuara të gjitha këto parti politike, sepse që të gjitha njësoj po veprojnë, duke qenë të lidhura vetëm me mafio-biznese kriminale që kërkojnë mënyra të ndryshme për të përfituar dhe blejnë politikanët me stilin e “lagies së fytit”,gjë që u dëshmua edhe në përgjimet ku flasin Shkëlqim Devolli dhe Adem Grabovci, apo me shëtitjet e Shpend Ahmetit në Jahtin e vëllezërve Devolli, por që vazhdojnë të mbrohen nga politikanët nëpër të gjitha institucionet e larta të shtetit, nga Prokuroria e Hetuesia, nga Gjyqësori i degraduar deri në majë.

Partitë, të lidhura me mafinë

Njohësi me përvojë i zhvillimeve politikë në vend, analisti Gani Qarri pohon se mjerisht qeverisjet e inkriminuara shumëvjeçare, sidomos ato të udhëhequrat nga klani “Pronto”,për shumë vjet lanë pasoja të pariparueshme, për popullin dhe vendin tonë të vogël. “Madje, pothuajse të gjitha partitë politike pa dallim, si ato që qeverisin në nivelin komunal, edhe ato në nivelin qendror, fatkeqësisht, janë të lidhura këmbë e krye me mafio-oligarkët e bizneseve dhe klaneve kriminale, të cilat keqpërdorin votuesit në kohë fushatash zgjedhore për marrjen e votës, dhe sapo vijnë në pushtet, për interesat dhe përfitimet e veta grupore e partiake, ato e nëpërkëmbin pa asnjë mëshirë qytetarin e mashtruar e të varfër dhe nuk i respektojnë as mendojnë më fare për ta. Ndaj, e pafuqishme që t’i kundërvihet vetë sa e si duhet politikës së inkriminuar, korrupsionit dhe krimit të organizuar, kleptomanive grupore e partiake, nepotizmit dhe klientelizmit të shfrenuar politik, Kosova pësoi aq dëme të mëdha e të pariparueshme, saqë këtu stagnoi pothuajse çdo gjë dhe u larguan të gjithë investitorët seriozë nga vendi”, tha Qarri për “Kosova Sot”.

Ai konsideron se partitë politike janë kompromentuar pothuajse që të gjitha njësoj, duke qenë të lidhura ngushtë me mafiobiznese kriminale, prej të cilave vazhdojnë të ushqehen me “infuzione” milionëshe në forma dhe mënyra të ndryshme, si tenderë, troje, vendbanime dhe leje ndërtimi, për të heshtur dhe mosngritur asnjëherë zërin kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar në vend, si metodat më fitimprurëse. “Kjo shkaktoi edhe skamje të pashembullt dhe varfëri të skajshme të popullsisë, një pjesë e së cilës, para humbjes së çdo perspektive nga politika e inkriminuar, nuk pati rrugëdalje tjetër mbijetese, as pa ardhmëri të sigurt për vete, fëmijë e familje, përpos ikjes sa më larg atdheut me kokën në duar dhe vetëm me pak plaçka mbi shpinë”, theksoi ai. “Ka rreth 18 vjet që në Kosovë vazhdon politika e tillë kleptomane dhe tmerrësisht e kriminalizuar, ndërsa fakti më bindës dhe domethënës që dëshmon këto mbrapshti të mëdha, janë si kontaktet dhe shëtitjet e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, me jahtet e kompanisë së kriminalizuar të Devollëve, aq më tepër bisedat “pa dorëza” të Adem Grabovcit me Shkëlqim Devollin dhe bosët e vet, argumente tronditëse këto që ofrohen edhe në përgjimet e shfaqura në mënyrë publike, të cilat vërtetojnë katërçipërisht veprimet mafioze të klanit “Pronto””, u shpreh Qarri.

LEXO EDHE:  Kosova nuk e përballon Rita Orën/ Ndryshon program pasi ajo është e shtrenjtë

Oligarkët nuk dinë të ngopen

Analisti politik Skënder Mulliqi thotë se në këtë situatë të gjithë qytetarët janë të zhgënjyer e të mashtruar, sepse të gjithë e kemi menduar një Kosovë shumë më ndryshe pas largimit të forcave okupuese serbe. “Në vend të përjetimeve të mira, se pas 90 vitesh e kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, filloi zhgënjimi ynë i madh. Kosova u fut në spiralen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto fenomene negative e gërryen gjithnjë e më shumë Kosovën nga brenda. Vendi më shumë u shndërrua në plaçkë, më shumë sesa në shtet të prosperuar dhe demokratik. Agonia e shtetit, të cilin nuk po e ndërtojmë mirë, po zgjat tepër shumë. Njerëzit gjithnjë e më shumë po ndihen të deprimuar nga paperspektiva e krijuar për të jetuar nga kjo kastë politike. Secili që erdhi në pushtet, duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në ato qendrore, punuan për të përfituar personalisht, duke lënë anash interesin e përgjithshëm”, theksoi Mulliqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, forcimi i lidhjeve kriminale të politikës me mafinë ka bërë që të formohen grupe të interesit nga partitë kryesore politike, bartëse të pushtetit. “Këto grupe mafioze u ngritën me gjithçka mbi ligjin dhe mbi shtetin e Kosovës. Qytetarët mbeten të dorës së dyte apo bira e fundit e kavallit. Ata mbeten vetëm shërbyes dhe hyzmeqarë të atyre që erdhën në pushtet me votën e tyre .U shfrytëzuan qytetarët vetëm në kohë fushatave për t’i arritur majat e pushtetit, për t’u pasuruar në kurriz të tyre. Këto qarqe kriminale të krijuara pas luftës e kanë komprometuar dhe po vazhdojnë ta komprometojnë shtetin dhe popullin e Kosovës para syve të botës demokratike. Oligarkët politiko-financiar që shumë kohë e kanë kapur fortë shtetin për gryke. Nuk po ngopen me pasurinë e deritashme të plaçkitur”, tha Skënder Mulliqi./Kosova Sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Publikuar

-

Nga

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

11 vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ish-deputeti i ndjerë i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.

Gazetari Elton Qyno tha mbrëmjen e sotme se vrasja e tij thuajse është zbardhur, madje zbuloi edhe motivin e ekzekutimit.

Qyno tha se autori është në Roskovec dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për punë morali, por këto deklarata janë përballur me kundërshtinë e deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Qefalia debatoi ashpër me gazetarin, pasi pretendon se këto janë thashetheme të pabazuara.

Debati i plotë në studion e “Repolitix”:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.



Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

LEXO EDHE:  Prokurori i Prizrenit: Deputeti nga Shqipëria ishte me një femër/Ja kush e sulmoi Kaubojsin

LEXO EDHE:  10 vjet nga vendimi i GjND/ Basha nxjerr dokumentin: Koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative.

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar.

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  Prokurori i Prizrenit: Deputeti nga Shqipëria ishte me një femër/Ja kush e sulmoi Kaubojsin

LEXO EDHE:  Presidenti Trump urim për Kosovën/Partner i rëndësishëm i SHBA-ve

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Publikuar

-

Nga

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje Kievit që t’i hetojë të gjitha krimet kundër gazetarëve.

Ukraina shënoi të mërkurën 20-vjetorin e ditës kur gazetari i shquar, Heorhiy Gongadze, është zhdukur dhe më vonë është gjetur i vdekur.

“Sot, ne përkujtojmë Heorhiy Gongadzen, një gazetar i guximshëm, i cili është vrarë në kërkim të së vërtetës. Asnjë anëtar i shtypit nuk duhet të kërcënohet, sulmohet ose arrestohet për punën e tij ose të saj. Krimet ndaj gazetarëve duhet të hetohen plotësisht dhe menjëherë, në mënyrë që kryesit e tyre të mbahen përgjegjës. Mediat e pavarura janë një pjesë e rëndësishme e demokracive të suksesshme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Ukrainë.

Gongadze, i cili ka ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë politik, është rrëmbyer më 16 shtator të vitit 2000.

Trupi i tij i prerë është gjetur më vonë në një pyll, jashtë kryeqytetit ukrainas.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump urim për Kosovën/Partner i rëndësishëm i SHBA-ve

LEXO EDHE:  “Shembujt janë ulëritës”/ Astrit Patozi numëron arsyet, ja pse duhet ndryshuar sistemi

Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, është akuzuar për përfshirje në vrasje, bazuar në disa audio-regjistrime të bëra fshehurazi në zyrën e tij.



Prokurorët e kanë akuzuar Kuchmën në vitin 2011, por një gjykatë më vonë i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Në vitin 2008, tre ish-oficerë policorë janë dënuar me burgime të gjata për vrasjen e Gongadzes.

Pastaj, në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gongadzes.

Hetuesit kanë thënë atëbotë se ish-ministri i Brendshëm, Yuriy Kravchenko – i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij afër Kievit, më 2005, dhe vdekja e të cilit është cilësuar si vetëvrasje – ka urdhëruar vrasjen e Gongadzes.

Familjarët e Gongadzes, megjithatë, kanë thënë se besojnë se autorët e vërtetë të krimit nuk janë identifikuar ende./rel

LEXO TE PLOTE