LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lokali në Velipojë mahnit pushuesit/Fsheh një sekret të turpshëm për qeverinë Rama-Foto

23 Korrik 2017, 17:10, Aktualitet CNA

Nëse e shikoni këtë lokal që ndodhet në Velipojë, mund t’ju duket një hapësirë e mirë për të konsumuar një kafe, e veçanërisht në atë pjesën atje sipër, ku mund të shikosh gjithë vijën bregdetare dhe plazhin nga të gjitha anët, si ta kesh në pëllëmbë të dorës.

Do të pyesni si i ka vajtur në mendje pronarit dhe si ka arritur të realizojë diçka të tillë në plazh? Mos u çudisni. Ajo pjesa e bukur atje sipër, që duket si e rezervuar për “VIP”-a, nuk është gjë tjetër veçse një kullë vrojtimi për rojet bregdetare, të cilat dihet që mungojnë. Duke qenë se shteti nuk ka vënë në shërbim të qytetarëve asnjë rojë në plazhin e Velipojës, kanë qenë bizneset private ato që ia kanë gjetur funksionin kullës. E në fund të fundit, nuk e kanë keq. Meqë është krijuar, pse të mos e shfrytëzojmë?/JOQ

Lajmet e fundit nga