LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari “shpërthen” ndaj Bashës/Do mundesh në çdo ndeshje, PD s'ngjan më si ...!

23 Korrik 2017, 06:43, Aktualitet CNA

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar me tone të ashpra fitoren e Lulzim Bashës si kreu i ri i Partisë Demokratike.

Në rrjetet sociale, gazetari Dyrnjaja shkruan se tashmë PD ngjan me çdo gjë tjetër, por jo më me PD.

Më tej, ai shton se Basha vetëshkriu dhe se PD tani duket si një klasë gjimnazi, skuadër futbolli që s?di të luajë.

STATUSI I PLOTË

Vetshkriu!
Sot ajo ngjan si çdo gjë, por jo si një parti politike, e jo më si Partia Demokratike. Ngjan me një klasë gjimnazi ku ka ca kokrra që ja vlejnë dhe dinë, por të tjerët janë aty se duhet me qenë, ose se i ka çuar mami, ose babi që të jenë aty se njohin zyshën ose profesorin kujdestar. Ngjan me një orkestër simfonike që të gjithë instrumentet janë të çakoduar dhe dirigjenti nuk përpiqet t’i akordojë sepse janë muzikantët e paaftë, por përpiqet të fshehë stonaturën, ndërsa stonimi mund edhe ato pak muzikantë të aftë që mund të kenë ngelur në këtë orkestër. Ngjan me një skuadër futbolli që nuk ia thonë fare për të luajtur, por e rëndësishme është që të jetë në rregull trajneri dhe presidenti i saj. Nuk ka problem që mundesh dhe do vazhdosh te mundesh në çdo ndeshje. Shpresa mbetet të ndonjë tolerim ose trukim ndeshjeje se vetë ska shans të fitojë kurrë një të tillë. Kjo është fiks një histori suksesi e shndërruar në histori dështimi vetëm për teka personale të Presidentit Berlusconi, me falni Sali Berishës se për pak desh ngatërrova Milanin me PD-në. Se dhe Berlusconi në fund fare hoqi dorë nga Milani, por ky tjetri aha ka zgjedh trajnerin që deshi e vazhdon trukon ndeshje, i bien veglave kot më kot dhe marrin nota fiktive në regjistër për të gënjyer veten se kënd tjetër nuk gënjejnë dot./CityNews

Lajmet e fundit nga