Aktualitet
Dyshimet e forta të gazetarit investigativ/Kjo përrallë veç Bashës i ndodh!
Fitorja e Lulzim Bashës me një rezultat tepër të thellë, vetëm pak javë pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 24 qershorit, ka ngjallur reagime dhe dyshime të forta.
Gazetari i njohur, Taulant Kopliku, i cili aktualisht është tek emisioni investigativ “Le iene” në Itali, i ka cilësuar fitoren e djeshme të Bashës një përrallë, që i ndodh vetëm atij.
Në rrjetet sociale, gazetari shkruan se në zgjedhjet e përgjithshme e bojkotuan Bashën 200 mijë zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet në parti i shtohen 20 mijë vota.
Për të kuptuar se si ndodh kjo, ai iu drejtohet të gjithë bashistëve në rrjetet sociale që t’i japin një dorë.
Ja reagimi:
– Ne zgjedhjet e pergjithshme e bojkotojne 200 mije zgjedhjes, ne zgjedhjet ne parti i shtohen 20 mije vota.
– Shenon humbjen me te thelle ne historine e partise Demokratike, fiton ne zgjedhjet per kryetar, 90% te votave.
– Deklaron para nje muaji se do marre persiper te gjitha pergjegjesite, ndersa ne gjitha takimet ia hedh pergjegjesite atyre qe i perjashtoi nga fushata.
Kjo perralle veç Bashes I ndodh. Sesi mund te justifikohet, kam bashiste plot miq ne fb. Le te me japin nje dore./CityNews