LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhimbje për Sokol Olldashin/Ish-deputetja e PD risjell poezinë përlotëse

23 Korrik 2017, 21:06, Aktualitet CNA

Çdo vit që kalon duket se shton më shumë dhimbjen e demokratëve për të ndjerin Sokol Olldashi. Teksa një ditë më parë të gjithë demokratët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike, nuk kanë munguar dhe ata që kujtonin të ndjerin Olldashi, i cili katër vite më parë synonte këtë post, por që e humbi padrejtësisht përballë Lulzim Bashës.

Në fletën e votimit nuk mungoi dje emri i tij, ku pati nga ata demokratë që refuzuan Bashën e Selamin, duke kërkuar ?rikthimin? e tij. Ndërsa sot, një tjetër reagim përlotës vjen për Olldashin. Është ish-deputetja e PD, Mesila Doda, e cila risjell në vëmendje një poezi në nder të mikut të saj.

Titulli i poezisë që ka publikuar Doda është ?Teatri i hijeve?, ndërsa vargjet shoqërohen me një foto ku është një sallë bosh./CityNews

TEATRI I HIJEVE
Sokol Olldashi (in memoriam)
Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
Që në fillim.
Më pas
Gjithçka kish marrë fund
E s?mund të çbëhej.
Regjisori
Këtë e kuptoi i fundit
Ndaj kur sipari u ngrit
Iku
Duke thënë se do të kthehej
Pas Shfaqjes.

Lajmet e fundit nga