LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i bujshëm i 3 inspektorëve/Jep dorëheqjen drejtori, mesazh Ramës

23 Korrik 2017, 07:09, Aktualitet CNA

Kreu i Drejtorisë së Hetimit Tatitor në Tiranë, Ervin Hoxha, ka dhënë dorëheqjen, pak pas arrestimit të 3 inspektorëve të këtij institucioni. Ai ia ka komunikuar vendimin e tij kryeministrit Edi Ramës përmes një mesazhi.

?I nderuar zoti Kryeministër.Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin?, shkruan Hoxha.

NGJARJA

3 zyrtarët janë arrestuar pasi i kanë vendosur gjobë 40 mijë lekë (të rinj) një subjekti privat në Spille të Kavajës, menjëherë pas denoncimit të bërë nga biznesmeni te kryeministri Rama.
Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit policor i koduar ?TND?, ku në pranga ranë
-Ermal Harizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.
-Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.
-Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë./CityNews

Lajmet e fundit nga