LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i parë për sot/Çfarë paralajmëron Astrit Patozi: Kush e shpëton PD-në

22 Korrik 2017, 09:21, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka dhënë mesazhin e tij të parë për ditën e sotme, teksa demokratët po votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre.

Në rrjetet sociale, Patozi, i cili u përjashtua nga gara nga Lulzim Basha, shkruan se demokratët nuk pajtohen me farsën dhe se vetëm gara e drejtë e shpëton Partinë Demokratike.

Më tej, ish-deputeti i PD shpreh mirënjohje për të gjithë demokratët e Tiranës, të cilët mbrëmjen e kaluar iu bashkuan ?Lëvizjes për Ringritjen e PD?, duke shtuar se kjo lëvizje nuk do të ndalet.

?DEMOKRATËT NUK PAJTOHEN ME FARSËN. VETËM GARA E DREJTË E SHPËTON PARTINË DEMOKRATIKE. Mirënjohje për demokratët e Tiranës, që na u bashkuan dje në sallën e Akademisë së Arteve. Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. ASKËND PËR TE HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR?, shkruan Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga