Connect with Us

Kuleta 1.8 milion dollarëshe!

Bota

Kuleta 1.8 milion dollarëshe!

Publikuar

-

Një kuletë e thjeshtë, ngjyrë kremi , pa asgjë brenda, por me një histori e jashtëzakonshme, është shitur në ankand për rreth 2 milionë dollarë.

Kuleta u përdor nga astronauti amerikan Neil Armstrong për të sjellë në Tokë mostrat e para të pluhurit të hënës.

Megjithëse ka qenë bosh për vite me rradhë, shkencëtarët kanë gjetur se kuleta përmban ende gjurmë të pluhurit të hënës.

Në 48 vjetorin e uljes së parë në hënë, kuleta u vendos në një ankand në Nju Jork.

Ajo iu shit sot një personi anonim për 1.8 milionë $.

Kuleta, e cila për vite ishte shpallur e pa identifikuar në një kuti në Qendrën e Hapësirës Johnson në Hjuston, u ble nga një person që ofroi 1.8 milionë $ me telefon dhe që nuk donte të emërohej publikisht, tha sot në ankand Sotheby’s./CityNews 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, kundër ndryshimit të kufijve për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e konsideruar këtë një ide të rrezikshme.

“Në kontekstin e sigurisë në rajon, është qëndrimi i shtetit që ndryshimi i kufijve në Ballkan është një ide e rrezikshme,” tha Pendarovski në një takim me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Parlamentit të Maqedonisë Veriore.

Sipas kabinetit presidencial, në takim u diskutua për mbrojtjen dhe sigurinë në veri të Maqedonisë, si dhe situatën në rajon.

Pendarovski i njoftoi anëtarët e Komisionit se deri më tani, 22 shtete anëtare të NATO-s kanë ratifikuar Protokollin e pranimit në NATO për anëtarësimin në NATO, ndërsa shtatë të tjerët nuk kanë pengesa politike për të përfunduar procesin, raportojnë mediat maqedonase.

LEXO TE PLOTE

Bota

Erdogani, Putini dhe Rohani diskutojnë për konfliktin në Siri

Publikuar

-

Nga

Kundërshtarët e luftës në një tryezë: Presidenti turk Erdogan ka pritur Presidentin rus Putin dhe homologun e tij iranian Rohani për bisedime për Sirinë. Ankaraja druhet për një valë të re refugjatësh.

Përpjekje për të gjetur një zgjidhje në Siri: Turqia, Rusia dhe Irani po diskutojnë në Ankara situatën katastrofike në kështjellën e kryengritësve Idlib. Përveç kësaj, sipas burimeve turke, në fokusin e Presidentëve Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hassan Rohani është edhe një kthim vullnetar i refugjatëve në Siri.

Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milion vetë. Qeveria e Sirisë kërcënon për sulme të mëtejshme në këtë zonë. Po të ndodhë kjo, qindra mijëra vetë mund të merrnin arratinë për në Turqi dhe prej andej në Evropë. Erdogani dëshiron të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftimeve. Vendi i tij tashmë ka pranuar më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë.

Turqia mbështet në Siri grupe të ndryshme kryengritësish. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tria shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile – deri tani me pak sukses.

Në shtatorin e vitit të kaluar, Putini dhe Erdogani patën rënë dakord që të krijonin një zonë tampon në Idlib. Edhe atëherë synohej që të parandalohej një ofensivë qeveritare. Sidoqoftë, marrëveshja dështoi, pjesërisht sepse grupi më i fortë kryengritës në rajon, milicia militante islamike “Haiat Tahrir al-Sham (HTS)”, nuk ndihej i lidhur me marrëveshjen

Rohani tani u shpreh për vazhdimin e luftës në kështjellën e kryengritësve. “Në Idlib, terroristët janë ende të pranishëm dhe prandaj është e nevojshme që lufta kundër tyre atje të vazhdojë “, tha Rohani para se të nisej për në Ankara.

Rusia, Turqia dhe Irani gjithashtu po përpiqen të formojnë një komitet kushtetues për Sirinë. Në fund të gushtit, kancelarja Angela Merkel tha në samitin e G7-ës në Biarritz se një proces i tillë politik mund të fillojë së shpejti./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Tronditen bursat pas sulmeve në rafineritë saudite

Publikuar

-

Nga

Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fushat kryesore naftëmbajtëse pas sulmeve me dronë që reduktuan në 50% prodhimin e naftës në vend. Autoritetet në Riad thonë se do të përdorin rezervat kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit botëror me naftë.

Ndërkaq, vazhdon paqartësia lidhur me organizatorët e sulmit që shkaktuan një rënie prej 5.7 milionë fuçish në ditë ose rreth 6% e prodhimit global të naftës në ditë. Po ashtu mbetet e paqartë pikënisja e raketave që goditën të shtunën objektin saudit të prodhimit të naftës.

Video amatore tregojnë flakë të fuqishme që kanë përfshirë objektin në lindje të vendit. Dje pasdite qiejt mbi qytetin Abkaid ishin mbuluar nga tymi. Zyrtarët sauditë thonë se nuk ka pasur dëme në njerëz nga sulmi.

Një zëdhënës ushtarak për grupet kryengritëse huti në Jemen mori përgjegjësi për sulmet dhe u betua të intensifikojë goditjet nëse sauditët vazhdojnë të sulmojnë objektivat e hutive në Jemen. Hutitë janë një grup shiit në Jemen që vazhdon të luftojë prej vitesh me forcat qeveritare.

Por dje Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi Iranin për sulmin, duke përjashtuar mundësinë që hutitë të ishin të përfshirë në këtë akt.

“Nuk ka prova që sulmet erdhën nga Jemeni,” tha ai.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të ofronte prova për deklaratat e zotit Pompeo. Irani ka hedhur poshtë njoftimet se kishte lidhje me sulmin./ VOA

LEXO TE PLOTE