Connect with Us

Ekskluzive-Skandali/Si mashtroi selia blu për pjesëmarrjen në Durrës

Aktualitet

Ekskluzive-Skandali/Si mashtroi selia blu për pjesëmarrjen në Durrës

Publikuar

-

Anëtarët e Partisë Demokratike në mbarë vendin iu janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre. Pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor është tepër e ulët.

Komisioni i Operacioneve Elektorale në PD publikoi pak më parë shifrat e pjesëmarrjes në votim deri në orën 12:00. Shifrat tregonin një pjesëmarrje masivisht të ulët, por burime i thanë CityNews se ato janë të gënjeshtërta dhe se pjesëmarrja është akoma më e ulët.

CityNews ka arritur të zbulojë, përmes burimeve, skandalin me të dhënat e publikuara nga selia blu dhe mashtrimin e njerëzve pranë Lulzim Bashës. Në qarkun e Durrësit u raportua se kishin votuar 1272 demokratë nga 7966 anëtarë gjithsej.

CityNews mësoi se pjesëmarrja në qytetin bregdetar është në shifra të frikshme dhe në një minimum historik.

LEXO EDHE:  Pas protestës, reagon Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së/ Ja çfarë i kërkojnë Bashës

Në Durrës kanë votuar deri më tani vetëm 350 anëtarë të Partisë Demokratike, duke treguar qartë si po mashtrohet nga selia blu me pjesëmarrjen, me qëllimin e vetëm për t’i dhuruar një fitore të turpshme, të padrejtë dhe manipulatore Lulzim Bashës./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama tregoi se Elbasanin do ta përfaqësojë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Gjirokastrën Mirela Kumbaro, Lezhën Lindita Nikolla dhe Durrësin Milva Ikonomi.

“Vendi i parë në Elbasan e njihni, është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

Mirela Kumbaro në Gjirokastër ku faktikisht ne kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi.

Lindita Nikolla do të jetë në krye të vendin në zonën e Kurbinit, në të gjithë qarkun e Lezhës për arsye krejt të mirëkuptueshme, sepse unë besoj shumë fort që në atë zonë, gratë janë e ardhmja.

Kam akoma, se harrova…Durrësi, aaa, praprë një grua, Milva Ikonomi…”, thekosi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE