LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Skandali/Basha urdhëron: Mbushni kutitë e votimit

22 Korrik 2017, 07:29, Aktualitet CNA

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar procesi i votimit në garën për kryetarin e Partisë Demokratike. Një proces farsë, i pavërtetë, krejtësisht i manipuluar. Prej ditësh dalin fletët e votimit, kryetarë degësh që nxjerrin mesazhin në mbështetje të Lulzim Bashës, lista ta manipuluara dhe shumë e shumë denoncime që vijnë nga jugu në veri, presion ndaj anëtarëve të Partisë Demokratiek, deri këtu nuk ishte arritur kurrë.

Por, ajo që është më skandaloze është se Lulzim Basha ka urdhëruar Jemin Gjanën dhe benjaminët e tij në krye të degëve, që të japin një rezultat sa më spektakolar.

Burime i thanë CityNews se Lulzim Basha ka kontaktuar me shumicën e kryetarëve besnikë të degëve, duke iu kërkuar që pjesëmarrja të rritet në maksimum, edhe kur ajo nuk do jetë e tillë. Pjesëmarrja të shkohet mbi 50% të anëtarësisë dhe rezultati të jetë më i thellë dhe me më shumë vota se në vitin 2013.

Pra, Lulzim Basha kërkon që të falsifikojë dhe të manipulojë një proces zgjedhjesh dhe votimi, të cilat mund t?i fitonte me rezultat normal, por minimal, pasi pjesëmarrja do të jetë e ulët, dhe mesa duket do jetë katastrofike si ajo e 25 qershorit, ku demokratët bojkotuan masivisht zgjedhjet.

Pritet që në mbrëmje pasi të mbyllen kutitë, ato të mbushen duke rritur sa më shumë gjatë gjithë ditës numrin e pjesëmarrësve, duke hedhur sa më shumë-shumë fletë votimi, të cilat janë parapërgatitur, pasi fleta e votimit, e cila është vënë në dispozicion nga qendra është një fletë votimi që lehtësisht mund të realizohet me një printer në një kompjuter, pa pasur asnjë element sigurie.

Fletës së votimit i mungojnë të gjitha elementet e sigurisë dhe kushdo, qoftë dhe me një fotokopje me ngjyra, mund të shkojë e të votojë për Lulzim Bashën.

Nga ana tjetër, komisionet janë bërë me njerëz besnikë, për shembull, kushërinj, të afërm dhe njerëz besnikë të kryetarëve të degëve apo deputetëve të zgjedhur në listën e re Basha, listën e dështimit të 25 qershorit.

Kutitë e votimit do të mbushen në tentativën për ta çuar rezultatin, mbi 50% pjesëmarrjen, pra rreth 40 mijë votues ashtu si në vitin 2013, dhe Lulzim Basha të fitonte me rreth 90% të votave. Ky do të ishte rezultati që do ta lumturonte Luzim Bashën, por në fund do ta bëjë më qesharak se kurrë atë. Të pretendosh në vitin 2017 që mund të manipulosh një proces, të rritësh fiktivisht pjesëmarrjen, të thellosh fiktivisht rezultatin dhe njerëzit të të besojnë, kur për 4 vite rresht vetëm ke dështuar dhe vetëm disa javë më parë ke humbur zgjedhjet parlamentare me një rezultat katastrofik, këtë Lulzim Basha nuk ka për t?ia besuar askush.

Ai thjesht dhe vetëm ka për t?u bërë edhe më qesharak akoma në tentativën e tij për të mbajtur me dhunë dhe për të uzurpuar përfundimisht Partinë Demokratike, të cilën fatkeqësisht po e rrudhë në mënyrë të pandalshme./CityNews

Lajmet e fundit nga