LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy orët e para të dështimit/Nuk votojnë as 1% e demokratëve

22 Korrik 2017, 08:11, Aktualitet CNA

Anëtarët e Partisë Demokratike në mbarë vendin votojnë ditën e sotme për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre. Procesi i votimit ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Pjesëmarrja në votim pritet të jetë tepër e ulët, për shkak të garës false dhe të pavërtetë që zhvilloi kreu i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, duke krijuar pakënaqësi të mëdha në radhët e demokratëve.

Teksa kanë kaluar plot dy orë nga fillimi i votimit, burime i thanë CityNews se nuk kanë votuar as 1% e demokratëve.

Këto janë dy orët e para të dështimit të Bashës, ku siç duket në dy orë votim as 1% e demokratëve në të gjithë vendin nuk iu janë drejtuar kutive për të zgjedhur mes tij dhe Eduard Selamit, i cili u fut në garë nga vetë Basha.

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Lulzim Basha u braktis nga të gjithë qytetarët shqiptarë në mbarë vendin, duke çuar Partinë Demokratike në një rezultat katastrofik, duket se dita e sotme do të jetë dështimi i dytë dhe braktisja më e madhe për Bashën.

Tashmë edhe demokratët po shprehin hapur me vonë pakënaqësinë ndaj Lulzim Bashës, i cili shkatërroi partinë dhe kërkon sërish timonin për ta drejtuar atë./CityNews

Lajmet e fundit nga