LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktori i ‘Portokallisë’ konfirmon largimin nga programi/ Ja ku do ta shohim përsëri

22 Korrik 2017, 19:20, Lifestyle CNA

Pas disa spekulimeve për largimin e tij nga programi i humorit ?Portokalli? më në fund kemi një deklaratë të drejtpërdrejtë nga aktori Erion Isai.

Thashethemet përflisnin se në shtator ai nuk do të jetë më pjesë e show-t humoristik.
Në emisionin e Rudina Dembacaj, ?Foli Shoferit? ai ka lënë të kuptohet se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit aktrues, ndërkohë që shprehet se do t?i pëlqentë një rol prapakuintave. Tani mbetet për t?u parë nëse aktorin e humorit, Erion Isai, do ta shohim prapa skene në rolin e një regjisori.
?Thashethemet për largimin tim i kam ndjekur, por akoma se di çfarë do të sjellë shtatori. Njerëzit po ndajnë gratë dhe s?po bëjnë drama jo më të ikësh nga Portokallia. Kjo është gjë normale fare. Unë s?kam çfarë të jap më, jam nga më modestët në personazhe aty. Jam investuar për skenare, ide etj. Nuk e besoj se Portokallia do ta vuaj mungesën time, sepse kanë ikur shumë aktorë. Nëse unë iki nesër nuk dua që ajo të shkatërrohet. Regjia më pëlqen, skenari më pëlqen më shumë dhe do më pëlqente një rol në prapakuinta?, është shprehur Isai gjatë emisionit ?Mos i fol shoferit?./CityNews

Lajmet e fundit nga