LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do rikthehet në krye të PD?!/Berisha flet për herë të parë, komenton heshtjen

22 Korrik 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar për kreun e ri të Partisë Deokratike.

Nga selia e PD, Berisha ka zbuluar për herë të parë pse ka heshtur deri më tani për rezultatin katastrofik që pësoi partia e tij në zgjedhjet e 25 qershorit.

Lideri historik i PD tha se ka dhënë dorëheqjen dhe nuk përfshihet në punët e brendshme të partisë. Më tej, ai iu ktheu përgjigje dhe mijëra demokratëve, të cilët kanë kërkuar rikthimin e tij në PD, duke mohuar që kjo gjë të ndodhë.

?Pse unë nuk kam folur. Nuk kam folur, sepse unë kam dhënë një dorëhqje pa rikthim dhe absolutisht atë që kam bërë e kam bërë me ndërgjegjen më të plotë. Përvec atij që i ka gjithë fuqitë, fuqi tjetër që të më kthejë mua në këtë vendim, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Janë me mijëra demokrtarë që kanë kërkuar të rikthehem në krye të PD, por unë i jam mbajtur atij vendimi që kam marrë para tyre dhe shqiptarëve. Unë kam dhënë dorëheqjen dhe as nuk angazhohem, por vetëm jap mendim për këdo që më kërkon?, deklaroi Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga