LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Vendos qëllimisht drogë në skenën e krimit/ Polici ia punon vetes

21 Korrik 2017, 12:19, Kosova & Bota CNA

Një oficer policie në Baltimore është shkarkuar nga detyra dhe është akuzuar për vendosje të qëllimshme të lëndëve narkotike në skenën e krimit.

Richard Pinheiro ka filmuar aksidentalisht veten teksa mbante në dorë një qese me drogë në skenën e krimit.

Nga video e kapur nga kamera të cilën oficerët e policisë mbajnë në trup, duket teksa Pinheiro mban një qese plastike me drogë në dorë dhe e lë atë më pas në skenën e krimit pa menduar se kamera në uniformën e tij po regjistronte.

Pasi ai dhe dy oficerë të tjerë largohen paksa nga rrugica që do të inspektonin,  Pinherio ?ndez? kamerën dhe rikthehet në skenën e krimit duke filmuar veten teksa kërkonte për lendët narkotike. Më pas ai merr nga toka një kanaçe plastike ku ndodhej pikërisht qesja me drogë të cilën ai e kishte vendosur disa sekonda më parë.

Departamenti i Policisë Baltimore tha se po heton tre oficerët në video. Një oficer është pezulluar dhe dy të tjerët janë në detyrë administrative pa kontakt publik./CityNews

Lajmet e fundit nga