LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili “sfidon” Ramën/ A do ta shkrish Kryeministrinë si ALUIZNI në Berat?

21 Korrik 2017, 11:46, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me  ultimatumin që Franca i dha kryeministrit Edi Rama për të ndaluar vërshimin e emigrantëve shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se Rama mori një tjetër zero nga Franca, pasi shqiptarët janë të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë.

Më tej, Vasili shtron edhe pytejen nëse Rama tani do të shkrijë Kryeministrinë si ALUIZNI në Berat.

?Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.

Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.

Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.

Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat??, shkruan Vasili./CityNews

Lajmet e fundit nga