LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makthet e Lulit nuk përfundojnë të shtunën

21 Korrik 2017, 08:21, Aktualitet CNA

Lulzim Basha çdo ditë po përpiqet që të mbyllë farsën e tij brenda Partisë Demokratike, duke pasur përballë një rival si Eduard Selami. Një garë e cila në fakt  po zhvillohet për të tërhequr vëmendjen nga katastrofa elektorale e 25 qershorit.

Një garë e parapërgatitur, ku listat e anëtarësisë nuk i di askush, me një komision të drejtuar nga persona të dyshimtë, me një kryetar ende në detyrë dhe i vetëshpallur i vetëngrirë. Dhe shumë më shumë detaje që tashmë janë të njohura.

Në fakt, Lulzim Basha kërkon të mbyllë një makth, makthin e ruajtjes së karriges të kryetarit të PD. Por, në nxitim e sipër, ai kërkon të heqë në fakt një nga makthet e tij,  pasi ato janë të shumta.

Megjithëse kujton se do të mbarojë garën në 22 korrik dhe në orën 20 apo 21 të mbrëmjes të ditës së shtunë do të shpallë rezultatin, ai shpreson që të ketë të mbyllur një nga makthet e tij.

Por zor se makthet e Lulit përfundojnë të shtunën. Askush nuk mund të japë garanci se makthet e tij do të përfundojnë atë ditë, sepse Basha ka ende shumë hesape për të mbyllur. Hesape jo si ata njerëzit që i mbyllin  në rrugë me grushte dhe me sherre, por hesape politike dhe ligjore dhe këto i ka me demokratët  e shqiptarët.

Dhe për këtë, le të sjellim disa fakte. Lulzim Basha ka makthet e tij me një listë të dobët kandidatësh për deputetë, pra me një grup parlamentar të ardhshëm në shtator thuajse qesharak , ku nuk dihet se në krah të kujt do të ulet, do rri në krah të Berishës apo të djalit të Fahri Balliut. Apo do ulet ndonjë nga ato kllounet që ka vënë përmbushëse në lista, apo ndonjë kandidat, të cilit i ka marrë 200 apo 500 mijë euro për ta vënë deputet.

Më tej, ka makthet e tjera, që janë largimet nga lista e kandidatëve të elitës së Partisë Demokratike, të senatorëve të saj, njerëzve me kontribut, antikomunsitëve të saj, por edhe të atyre që qëndruan si bashkëpunëtorë më të ngushtë të Sali Berishës, të cilët duket se janë fort të bashkuar dhe kanë mbështetje në bazë.

Në shumë takime që ata zhvilluan në Durrës, Vlorë apo Korçë kishin shumë herë më tepër  mbështetje në elektorat madje dhe në vetë strukturat e PD sesa Basha.

Një makth tjetër është ajo se çfarë  do të ndodhë më tej pas shtatorit me një mazhorancë të superfuqishme. Do të vazhdojë ta mbajë me lëmoshë dhe ta financojë  Bashën në krye të PD apo ta hedhë në kosh të plehrave.

Më tej ,mund të lexojmë disa makthe të tjera që vijnë nga e shkuara e Lulzim Bashës. A do t?i hapet Bashës dosja për rrugën Durrës-Kukës? Një hesap ende i pambyllur.

Pastaj, një kosto politike e madhe e tij vjen nga firmosja e marrëveshjes së ujërve detare me Greqinë. Edhe ky një makth i tij, që pasohet nga një e tretë që është edhe më e rënda nga të gjitha.

Lulzim Basha  ka qenë ministër i Brendshëm  në 21 janar të vitit 2011, kur u vranë 4 qytetarë të pafajshëm në Bulveradin Dëshmorët e Kombit. Që atëherë e deri më sot, përgjegjësinë e vetme e ka marrë Sali Berisha. Por, në fakt ministër i Brendshëm ka qenë Basha. A e mbulon  dot më Berisha Lulzim Bashën? Kjo e fundit vazhdon  të jetë një makth për Lulin dhe familjarët e tij.

E ka aq shumë makthe të tjera që Basha i di. Por, le t?i themi një që nuk është thënë. Janë makthet e marrëdhënieve të tij me antiBerishët. Ai është një nga sponsorët kryesorë të njerëzve  që sulmojnë , agresojnë apo kanë qenë kundërshtarët më të egër të Berishës dhe kërkon t?i përdorë ata si besnikë të tij. Ky është një makth më vete sepse ai ka frikë edhe Sali Berishën, ka frikë edhe kundërshtarët e Berishës.

Sot, ka një nga makthet më të mëdhaja, atë të mbylljes së rezultatit. Por, me mbylljen e rezultatit ditën e shtunë nuk mbyllet makthi i Lulzim Bashës. Mund të mbyllet një nga makthet e tij, por makthet e Bashës do të vazhdojnë dhe nuk do të  ndalen  për sa kohë ai të jetë në politikë me mënyrën dhe stilin e tij, me paaftësinë dhe gënjeshtrat e tij, me dështimet e pandalshme në çdo çast të tij.

Dhe ky është problemi kryesor. Makthet e Bashës nuk do të ndalen. Jo se këto ia krijon kush, por sepse ai është njeriu i vetëm që krijon makthe dhe ankthe me veprimet dhe mosveprimet e tij çdo ditë politike që ai kalon, duke u përpjekur që në të ardhmen të jetë Kryeministër i shqiptarëve. Zor, shumë e vështirë!

Së pari, ai duhet të shpëtojë nga makthet e tij dhe pastaj të ëndërrojë për t?u bërë Kryemininistër i shqiptarëve. Një nga makthet mendon se mund ta mbyllë të shtunën, por ka edhe shumë të tjera.

Dhe pikërisht dita kur ai të rizyrtarizohet si kryetari i PD, do të jetë një makth edhe më i madh në vazhdim për Lulzim Bashën dhe sektin e vogël të tij që nuk i ka këto makthe, por që inspiron të ecë përpara në gabime dhe veprime që po e çojnë drejt një katastrofe politike jo vetëm personale, që nuk mbyllet as me dëshirën e antiBashëve dhe nuk hapet as me dëshirën e proBashëve. Gjithçka do të përfundojë vetëm kur të mbyllen makthet e Lulzim Bashës, të cilat, me shumë gjasa, nuk kanë për t?u mbyllur kurrë./CityNews

Lajmet e fundit nga