LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja e famshme shqiptare i shpëton tërmetit/ Ja çfarë thotë ajo

21 Korrik 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5  ballë ka goditur brigjet greke dhe ato turke gjatë mbrëmjes së djeshme, me epiqendër në qytetin e turistik të Bodrumit në Turqi.

Më të prekur nga tërmeti kanë qenë ishujt grek të Rohdes dhe Kos, ku tek ky i fundit kanë gjetur vdekjen dy presona si edhe janë plagosur 100 të tjerë.

Një nga personazhet më të mirënjohur të skenës shqiptare, këngëtarja Eli Fara,i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit teksa po kalonte pushimet në plazhin Kardamena.

Përmes një postimi në instagram këngëtarja ka bërë me dije se i ka shpëtuar tërmetit të fuqishëm teksa ndodhej në hotel.

?Shpëtuam nga tërmeti,? shkruan ajo./CityNews

Lajmet e fundit nga