Connect with Us

Agron Llakaj jep alarmin/ Biseda e papublikuar mes Ramës e qytetarëve të Memaliajt

Aktualitet

Agron Llakaj jep alarmin/ Biseda e papublikuar mes Ramës e qytetarëve të Memaliajt

Publikuar

-

Aktori i njohur Agron Llakaj përmes një bisede fiktive, por me tone ironie i ka dërguar kryeministrit të vendit, Edi Ramës një mesazh të qartë rreth asaj që po ndodh sot në vend, konkretisht me qyteterët e Memaliajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Llakaj i bën të ditur Ramës gjendjen në të cilën ndodhen sot Memaliaj, duke thënë publikisht se Memaliaj sot është një qytet që po vdes dhe që për 25 vite askush nuk ka bërë asgjë.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

“Bashkebisedim i Edi Rames me qytetaret e Memaliaj-Mendime dhe propozime per nje qeverisje te suksesshme!

Kministri-Pershendetje te dashur miq!Sic e shikoni jemi live ne kete takim dhe drejtperdrejt ne tv ER….Se pari ju uroj te gjitheve…ta gezoni kete kryeveper te arkitektures moderne…qendren e qytetit,i cili eshte produkt i nje studioje prestigjioze franceze…,ky shesh do te kthehet ne nje qender te rendesishme te turizmit boteror (asnje nuk duartroket)

Nje ze-ka qene me i bukur me pare,nje qender plot lule e trendafila,mozaik ngjyrash te skalitura nga “arkitekti”Bajram Alite pa shkolle fare por mjeshter i lulishtes.Tani eshte komplet beton.

(kministri krruan zerin dhe bene sikur se degjon).Memaliajn qeveria jone ne keto 4 vite te ardhshme do ta bejme nje qender te rendesishme per rritjen,grumbullimin dhe tregetimin e peshkut…,ju,nga nje qytet minatoresh do te jeni qytet peshkataresh….,menjeher pas mbylljes se diges se kalivacit ne kete zone do te shtrihet liqeni me i madh ne jug dhe veriun e greqise…,qeveria do subvencionoj blerjen e barkave te peshkimit,rrjetave,arkave qe do mbushen me peshk,dhe ja ku po jua them jo pa mendjemadhesi se,peshku i memaliajt do behet me fame ne europe dhe me tej…,ketu do hapet dhe gjimnazi i peshkimit,si ta kapim peshkun,me dore,me rrjete apo me kallam,se ja ju pyes une juve…,me se kapet peshku?!

Nje ze-Me dinamit!(te qeshura,kministri qeshe t duke u ngerdheshur)he ore ka ndonje qe di te duartrokasi ketu apo ju ka ngrene gomari buken?!a doni te ardhme,dhe une per kete po flas?!

(Nje ze nga turma)-Ky lume ka dhe shume ngjala sidomos kur turbullohet uji…,apo ketu behet fjale vec per peshkun,se ne e dime qe ju i hani shume ngjalat?!…kurse ne buke,vetem buke duam…asgje tjeter!

(heshtje dhe ankth,ngrihet kryetari i bashkise)Kr bashkise-Kush foli?!

(nje ze)-une!

(nje ze tjeter dhe pastaj edhe nje ze tjeter,shume zera qe therrasin-Une!)

Edi Rama-(kryetarit te bashkise)Ulu!(turmes),kthehemi te ajo per te cilen jemi mbledhur,pra, cfar mendoni ju per qeverisjen me kete kater vjecar qe fillon?!

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Zbulohet kushti

(nje ze)-Duam pune,jemi te gjithe ne rruge!

(kryetari me te bertitur)-kush foli kush?!(i kthehet kministrit)na falni shkelqesi,se kishim menduar qe do dilnin njerez te pakenaqur!

Edi Rama-(nen ze)gomar!jemi dhe ne transmetim live!(ngerdheshet nga publiku qe dmth si ben pershtypje)…pra,sic ju thash nqs administrata ketu nuk i pergjigjet kerkesave dhe interesave te qytetareve,kryetari neser ne mengjes te jap doreheqjen!…kush e do fjalen?!

(nje grua nga publiku kerkon te flasi por se le burri,ne fund nderhyn vet Edi Rama)…o ti zoteri,po lere ore zonjen te flasi…a dini ju ceshte respekti ndaj gruas?!(gruas)flisni zonje!

Gruaja-Zoti kminister…skemi uje,rrethuar me lume por uje pike,dritat na priten se skemi me se t’i paguajme se ska pune,ketu kush ka pak leke,hap dyqan dhe i shesim njeri tjetrit,ose me sakte i shkembejne me njeri tjetrin…kurse ne te tjeret blejme nga dy fletore ne vit per familje.

Edi Rama-po fletoret perse,apo keni filluar te mesoni anglisht?!

Gruaja-fletoret i marrim per te mbajtur shenim borxhet…aq shume fletore me borxhe kemi sa te del anglishtja pa mesuar fare…se te gjithe flasim me vete,pra zoti kminister…a ka ndonje shprese per jetet tona apo do presim…’peshkun’ te rritet…se keto qe thoni ju ne ketej i themi-peshku ne det,tigani ne zjarr?!

Edi Rama-( krruan koken dhe ndonje gje tjeter qe krruhet ne te tilla raste dhe nen ze pyet kryetarin e bashkise)..ku do hame darke,apo ikim nga Termeti sot?!(publikut)pra,ju falenderoj per mendimet tuaja dhe ju ftoj te beheni pjese e qeverisjes me oponencen tuaj…pra,ju jeni oponente a ka gje me te rendesishme se oponenca?!

(publiku)-skaaaaa….!

Edi Rama-(kryetarit te bashkise)me jep nje gote uje?!

Publiku-Skaaaaa!!!(kministri nervoz)ku eshte tualeti?!

Kryetari i bashkise-(i tregon nje lokal por kministrit i pelqen nje tjeter lokal)jo te ai se eshte me PD…shko te ky tjetri me mire se eshte me Ne?!

(kministri shkon ne tualet,shtyp galixhanin por ajo eshte bosh,bertet!)-Ska uje?!

Publiku-Skaaaaa!-

(Dhe ne fund pa shaka).Zoti Kryeminister!Memaliaj sot eshte nje qytet qe po vdes,ka 25 vjet qe asnje lloj qeverie ska bere as minimumin per jetet e atyre qytetareve,ish minatore….,e nqs e ke vet timonin ne dore…,shpresoj qe ‘autobuzi’ yt te kthehet ne Memaliaj…,per pune,uje,drita.Ne shekullin e 21 dhe sa pak kerkojne? falemnderit!Agron Llakaj”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Reklamon investime të vogla, për të fshehur vjedhje të mëdha/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Rama-Mogherinit/ Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, nuk presim dhurata

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Vasili “shuplakë’ Ramës/ Është bërë si qentë e rrugës

LEXO EDHE:  Blushi: Kam kërkuar votat e qytetarëve për premtime që nuk po mbahen

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: