LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimet në Francë/Vajza e Lindita Nikollës zë vend në institucionin e rëndësishëm shqiptar-Paga

20 Korrik 2017, 13:46, Aktualitet CNA

Vajza e ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla, u bë ?si padashur? personazh publik për shkak se nëna e saj, e përfshiu në një deklaratë publike .

Në ceremoninë e pritjes së lojtarëve të kombëtares shqiptare pas kthimit nga Franca, ku ndodheshin për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, Lindita Nikolla u shpreh ndër të tjera se vajza e saj ndiqte studimet në Francë, me rezultate të shkëlqyer.

Duket se tani Livia Nikolla vajza e vetme e ish-Ministres së Arsimit, ka mbaruar studimet në Francë dhe ka gjetur punë si Specialiste në Departamentin e Satbilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Nga deklarata e pasurisë së ish-ministres, të publikuar nga Open Data mësojmë se Livia paguhet 886.056 lekë për punën si specialiste.

Nga kjo deklaratë mësohet gjithashtu se dhe bashkëshorti i Nikollës, Ligor Nikolla ka punuar si dekan me një pagë prej 1.224.744 lekë.

Lindita Nikolla ? Ministre e Arsimit
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë./CityNews

Lajmet e fundit nga