LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj zbulon skandalin në PD/ Gjithçka është përcaktuar, ja sa vota do marrë Basha dhe Selami

20 Korrik 2017, 15:09, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj po jep një intervistë në këto momente në studion e News24.

Gjatë bisedës, ai ka zbuluar edhe prapaskenat e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike në 22 korrik.

Sipas Mustafajt, rezultati i këtyre zgjedhjeve është vendosur dhe dihet që Lulzim Basha do të marrë 70% të votave, ndërsa Eduard Selami vetëm 30%.

Dy tre kryetarë degesh nëpër rrethe më kanë thënë që gjërat janë të përcaktuara. Dihet pak a shumë që 70% të votave do t?i marrë Basha ndërsa 30% Selami. Prandaj kemi thënë që kjo është një garë false dhe farsë. Unë kam bërë thirrje për një garë të barabartë, unë së bashku me persona po përpiqemi që t?i themi Bashës që të heqë dorë nga kjo farsë sepse nuk do të prodhojë asgjë?, theksoi Mustafaj./CityNews

Lajmet e fundit nga