Connect with Us

Ja cili është resorti luksoz ku ish-Presidenti amerikan po kalon pushimet!

Bota

Ja cili është resorti luksoz ku ish-Presidenti amerikan po kalon pushimet!

Publikuar

-

Bali është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve kjo pasi vendi i mrekullueshëm është i mbushur me plazhe tropikale, shkëmbinj nënujorë me ngjyra koralesh si dhe shumë vende kulturore.

Vendi gjithashtu ka marrë aprovimin nga Barak Obama, ish-Presidenti ka jetuar në Indonezi për disa vjet gjatë fëmijërisë së tij dhe së fundi është rikthyer aty për në një udhëtim dhjetë ditor me familjen e tij.

Ish Presidenti dhe Zonja e Parë kanë bërë një tur udhëtimesh që kur lanë Shtëpinë e Bardhë, edhe pse në pjesën më të madhe të tyre ata nuk kishin dy vajzat e tyre. Në këtë udhëtim, gjatë të cilit ata vizituan Balin, Javan dhe Xhakartën, ata morrën Sashan dhe Malian me vete.

LEXO EDHE:  10-vjeçari xhihadist kercenon Obamen me prerje koke

Familja Obama ka rezervuar për qëndrimin e tyre një ndër resortet më luksoze në Bali, Four Seasons Bali at Sayan.

Rezidenca trekatëshe me tre dhoma gjumi ka pamje nga lumi Ayung, maloreve pyjore dhe tarracat me oriz.

Çmimi për Villa Royal e rezervuar për Obamat nuk është e renditur në faqen e Four Seasons Bali. Ajo është e disponueshme sipas kërkesës, por vila të tjera të cilat ofron ky resort fillojnë që nga 2.500 $ për natë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Paketa anti-shpifje/ “Washington Post”: Karakteristikë e liderave diktatorë

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vitit 2019 po i vjen fundi, rreth 30 gazetarë deri në fund të këtij viti janë futur në burg në të gjithë botën me akuzën e “lajmeve të rreme” ose, siç quhen rëndom, “fake news”.

Në Shtetet e Bashkuara është bërë tashmë i zakonshëm arrestimi i personave për fake news, shkruan Washington Post. Në vendet e tjera të botës  të tilla si Egjipti, Turqia, Somalia dhe Kameruni, akuza të tilla nuk përbëjnë habi dhe kanë një impakt shumë të ftohtë.

Grupet për të drejtat e njeriut në Egjipt shprehin se  Presidenti i tyre  Abdel Fatah al-Sissi po e tepron me sulmet kundrejt mediave, sulme të cilat po përkeqësohen dita ditës. 21 gazetarë kanë hyre në burg pasi kanë botuar kinse “lajme të rreme”, sipas të dhënave të CPJ. Në praktikë, avokatët e lirisë së shtypit thonë se arrestimet kanë rrjedhur nga një fakt i thjeshtë: Gazetarët kanë publikuar lajme të cilat Presidenti thjesht nuk i pëlqen.

Në Kamerun anglofonët po luftojnë për pavarësinë dhe të drejtat e tyre brenda një shteti frankofon dhe për këtë arsye 5 gazetarë janë futur në burg.

Në vitin 2012 kishte vetëm një gazetar në burg me akuza për lajme të rreme. Deri në vitin 2014, u bënë tetë. Pastaj erdhi viti 2016, kur filloi ngritja më dramatike, vit gjatë të cilit 16 gazetarë në të gjithë botën u burgosën me akuza për shpërndarje lajmesh të rreme. Në fund të 2019, numri u rrit në 27 të burgosur.

Gazetarja amerikane C. Radsch është shprehur se rritja e numrit të gazetarëve të burgosur i atribuohet përhapjes së internetit, i cili tradicionalisht ka qenë një mjet për përhapjen e lirë të shtypit, gjë që i ka bërë Qeveritë e shteteve kryesisht të prapambetura në aspektin demokratik, që të censurojnë dhe sulmojnë mediat. Si rezultat, shumë vende kanë miratuar ligje rreth lajmeve të rreme si një mënyrë për të ushtruar presion dhe për të kontrolluar informacionin që publikohet dhe shpërndahet në internet.

LEXO EDHE:  FOTO/ Vende unike për të kaluar pushimet dimërore

LEXO EDHE:  Festivali i puthjeve në Bali

Në tetor të këtij viti, Malajzia vuri në fuqi një ligj që i përfshin lajmet e rreme në seksionin kriminalistik. “Në nëntor, Singapori për herë të parë vuri në fuqi ligjin e tij për lajmet e rreme gjë që ka detyruar akoma edhe qytetarët të ndryshojë postimet e tyre në Facebook . Gjithashtu, po në nëntor, në Nigeri kanë shpërthyer protesta kundër një projektligji që do të lejonte policinë të arrestojë njerëzit, postimet e të cilëve mendohej se kërcënojnë sigurinë kombëtare ose zbehin besimin e popullit tek qeveria”, raportoi Danielle Paquette për Washington Post.

Donald Trump është shprehur për Presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sissi se është “diktatori i tij i preferuar”. Ky i fundit ka vënë fuqi një ligj që kriminalizon praktikat e zakonshme gazetareske. Për shembull, gazetarët që botojnë informacione për ushtrinë përveç informacioneve që publikon vetë qeveria, mund të përfundojnë të mbyllur në burg për “fake news”.

Avokatët e shtypit thonë se ligjet për lajmet e rreme, apo “paketat anti-shpifje” janë më shumë një mjet për të shtypur median sesa për të nxitur një mjedis më transparent në internet./Përshtatja dhe titulli nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Zbulohet vepra më e vjetër e artit në botë/ Kulturë në Indonezi para 44.000 vitesh

Publikuar

-

Nga

Skena me gjueti kafshësh janë gdhendur në shpellat e Ishullit Sulawesi në Indonezi rreth 44,000 mijë vite më parë. Këto janë pikturat murale më të hershme në historinë e njerëzimit, të cilat dëshmojnë jo vetëm jetesën në atë periudhë, por edhe shenja kulture, pasi pikturat murale janë një formë arti.

Afresket e gjetura në ishullin e Indonizisë rezultojnë të jenë dy herë më të lashta se ato të Francës dhe Spanjës, duke shfaqur një pasqyrë unike të zhvillimit të qenieve njerëzore.

LEXO EDHE:  Barack Obama, i pari President i SHBA që viziton një burg amerikan

LEXO EDHE:  Shuhet George H.W. Bush/ Çfarë shkruajnë Obama dhe Trump

“Këto janë pikturat më të vjetra në shpella që janë gjetur në planetin tonë,” thotë arkeologu Australian Adam Broome nga Universiteti Griffith.

Gjahtarët antropomorfë në ndjekje të derrave të egër duket se janë vepra më e vjetër e artit në botë. Megjithëse trupat e gjahtarëve janë njerëzorë, njëri prej tyre duket sikur ka kokë zogu ndërsa tjetri ka bisht. Hibridet hasen në mitologjitë e çdo shoqërie dhe përshkrimi i tyre tradicionalisht është shoqëruar me okultizmin fetar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

Publikuar

-

Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, u shpreh se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion, pasi deri tani nuk ka pasur ende rezultate konkrete, raportojnë mediat kosovare, duke folur për të rejat më të fundit të negociatave pë krijimin e qeverisë.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti, i cituar nga “Kosova Press”, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës. Të njejtën e përmend edhe kosovarja “Express”.

LEXO EDHE:  10-vjeçari xhihadist kercenon Obamen me prerje koke

LEXO EDHE:  “Kapitenja jote e preferuar është këtu”/ Moderatorja surprizon ndjekësit me pozat e fundit

Gazetarët kosovarë janë shprehur se populli po pret me padurim Qeverinë e re, gjë që nuk po realizohet për shkak se Vetvendosja dhe LDK-ja nuk kanë arritur ende në një marrëveshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE