Connect with Us

Historia e pazakontë e lypësit nga Elbasani/Nuk do i mbani lotët kur ta lexoni

Aktualitet

Historia e pazakontë e lypësit nga Elbasani/Nuk do i mbani lotët kur ta lexoni

Publikuar

-

Personazhi në fjalë mban emrin Avni Ago. Është 76 vjeç me origjinë nga Tepelena. Prej gjysmë shekulli jeton në Elbasan. Në këtë qytet e njohin të gjithë. E sheh gjithmonë ngarkuar me dengje plot me letra. Gazetat janë fiksimi i tij, aq sa shpesh e identifikojnë si “Avniu i gazetave”.

Gjatë ditës  e sheh nëpër rrugë, spitale apo institucione të ndryshme. Në mbrëmje ai gjen ndonjë strehë pallati apo lulishte ndërsa të vetmet shtroje për të janë rrobat e falura dhe gazetat që nuk ka mundur t’i shesë. Mbulojë ka qiellin e hapur ndërsa ndriçimi është vetëm ai që vjen nga dritat e rrugës ndërsa fqinjë janë kalimtarët e rastësishëm në rrugë.

I zhytur në mjerimin e tij, fjalëpakë, i edukuar, por edhe i përgatitur që të japë çdo përgjigje, falë kjo edhe leximit të përditshëm të gazetave. Por sipas tij, gazetat dhe politika sot janë krejt ndryshe nga e kaluara. Kursimet e jetës së tij ky njeri i ka humbur si shumica e shqiptarëve në çmendurinë e piramidave, ndërsa për shkak të të qenit i vetmuar dhe jashtë vëmendjes së shoqërisë, ai nuk ka mundur dot as të përfitojë nga ndihmat sociale apo banesat për të pastrehët në bashkinë e Elbasanit.

Këto që më kanë ndodhur mua, si kanë ndodhur kujt në botë! Shteti mua më la në mëshirë të fatit, më rrënoi, më shkatarroi të tërin si individ..!- kështu e nis rrëfimin e tij Avniu Ago 76 vjeçari që endet nëpër rrugicat e qytetit të Elbasanit i vetëm, pa familje, pa shtëpi dhe pa kurrfarë gjëje, i mbetur mes katër rrugësh fillikat.

Kushdo që ka kaluar pranë Komisariatit të Policisë në Elbasan, mbrëmjeve është ndeshur me Avniun i cili ka mbi 20 vjet që qëndron në rrugë pranë komisariatit të policisë me shpresën se një ditë, dikush do vërë dorën në zemër dhe ti ofrojë një ambient të përshtatshëm ku të qëndrojë, dhe shpreson që drejtësia do vihet në vend edhe për të. Qëndrimi i tij në atë cep (7 metra nga dera e komosariatit) ka edhe një moto të cilin e shoqëron: Meqë sistemi komunist më shkatërroi si njeri mua, tani policia, qeveria le të më gjejë strehim, e të zbardhin të vërtetën – shprehet plot mllef Avniu.

Ai çdo ditë vërtitet nëpër rrugët e qytetit prej më shumë se 50-të vitesh me një grumbull gazetash në dorë, ku janë i vetmi burim financiar që ai ushqehet. Jeta e tij është e mbushur plot sprova, vuajtje e dhimbje të mëdha, pa patur qoftë një mbështetje apo dhe një ambient të ngrohtë për të futur kokën.

Streha e tij nuk është komode, aspak e ngrohtë dhe jashtë normave jetësore. Ai jeton i shtrirë mbi copëza kartoni i mbështjellë me mbetje plastike, të cilat shpesh herë i përdor edhe si dyshek. Ndërsa mbulojë përdor gjithmonë një copë të vjetër plastmasi e cila e mbron nga shiu, vapa, i ftohti madje edhe ngricat të cilat në dimër i kalojnë shpesh herë disa gradë nën zero.

Jam rritur jetim gjithë jetën time, pa nënë pa baba, pa asnjë të afërm. U rrita si mos më keq, pa asnjë përkrahje, qoftë shpirtërore, morale apo financiare. Fillova të punoj që i ri. Shisja gazeta, punë që e bëj dhe sot. Bëja çdo lloj pune, nuk bëja “naze” dhe si shpërblim u thoja njerëzve më jepni sa të doni. Isha pa shtëpi, pa asnjë strehë ku të fusja kokën.

Fillimisht arrita të strehohesha te spitali i Elbasanit. Flija në cepa, në dysheme, në korridore, ku të dilte, por të paktën nuk më lagte shiu dhe nuk rrija në të ftohtë. Mes shumë rrëpatjesh dhe punëve të ndershme që bëja doja të kurseja disa para, me to doja të blija një shtëpi(që se pata kurrë) ku të fus kokën, të ndihem dhe unë njeri. Por, ja ato para që fitoj s’më dalin as për të ngrënë. Doja të krijoja familjen time, të kisha djem e vajza, mbesa e nipër ku shtëpia të mbushej plot dashuri që mua ka një jetë që më mungon…

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Policia zbardh vrasjen e 19-vjeçarit në Elbasan

Mirëpo teksa qëndroja te spitali, sistemi komunist i atëhershëm më dëboi nga ambientet spitalore ku qëndroja, pasi aty lija një imazh të keq të spitalit tek pacientët, sipas tyre. Më flakën ashtu tutje sikur të isha një copë letër e rrudhosur, e jo më se kishin të bënin me një njeri jetim. Më lanë në mes katër rrugësh, i vetëm, pa shpresë, pa të ardhme. Më poshtëruan si njeri, më shembën gjithçka që kisha ngritur me djersë, më kthyen përsëri nga e para, në rrugë. Nuk shtyhet jeta në rrugë edhe qeni që është qen e do një kasolle, – tregon Avniu plot vuajtje e i mbuluar nga rrudhat që duken fare qartë në fytyrën e tij të lodhur nga jeta.

Jeta e tij vazhdon të zvarritet rrugëve të këtij qyteti me varfërinë ekstreme që e ka pushtuar dhe mes frikës për të jetuar. Përballë tij, shumë kush tregohet indiferent. Media, shoqëria, shteti…

Teksa i përmend fjalën “shtet”, ai revoltohet dhe me një gjuhë të ashpër urrejtje shprehet : “Dua ti’a pres mishin me gërshërë atyre që më katandisën në këtë pikë, dhe nuk kam të ngopur. Këtu s’ka shtet! Vdiq me kohë! Ka ardhur koha ku qeverisin kriminelat, hajdutët. Doktorra, polica, gjykatës, prokurorë, avokatë janë bërë një. Ata çdo ditë e më shumë e rrënojnë këtë vend. Mjerë ne, në dorë kujt kemi rënë.!”.

Teksa bisedoj me të për një kohë të gjatë, nuk mungojnë edhe kureshtarët të cilët shikojnë me bisht të syrit, e nuk mungojnë dhe ata persona të cilët na shoqërojnë me një buzëqeshje ironike, mospërfillëse, sikur duan të na përpijnë, apo dhe të na shkelin nën këmbë. Duket absurde se në çfarë nivelesh ka arritur egoizmi njerëzor.

I shikon ti këta njerëz që kalojnë” – më thotë Avniu. “Askush sdo t’ia dijë se kush jam. Se çfarë kam. Me paragjykojnë, më injorojnë edhe pse nuk i kam kërkuar ndihmë. Ndoshta disa mund edhe të më quajnë të çmendur, por askush si di vuajtjet e mia, se pse unë jam këtu. Ta vendosin njëherë veten në vendin tim! Madje ka dhe nga ata që kur kalojnë më thonë ” He s’paske vdekur akoma?!” Sikur unë po ha bukën e tyre!. Gjithnjë në jetë doja të isha i ndershëm. Kisha bindjen time se me punë arrihet gjithçka, ashtu mendoja, pavarësisht që padrejtësia veproi mbi mua…

Nuk nguroj ta pyes, nëse ka bërë ndonjëherë kërkese qeverisë për të patur një banesë sa për të futur kokën.

Ai përgjigjet shkurt duke thënë që nuk mund të kërkojë strehim prej hajdutëve, pasi prej tyre është në këtë gjendje të mjerueshme sot.

Pa hezitim me thotë se ligjet ekzistojnë, por duhen njerëzit e duhur për ti zbatuar ato, ndërkohë ai ulet në karrigen e tij të lodhur dhe konsumon darkën. Ndryshe nga të tjerët ai nuk ha gjellë, por bukë thatë, nuk ulet në tavolinë por në pllakat e trotuarit. Nuk pi lëngje frutash por ujë të ndenjur. Ai sdi të bëjë asgjë tjetër, por mban kokën nga qielli dhe vetëm lutet.

Sa pranvera do kalojnë? Sa të ftohtë do bëjë? Sa shira do bien? Sa fjalë do ta vrasin Avniun? Por, ai do të qëndrojë po aty, çdo natë deri në fund të jetës së tij pranë policisë së Elbasanit, me shpresën se një ditë shteti, qeveria, politika, do të vendosin dorën në zemër e do ti ofrojnë një vendstrehim duke ia bërë jetesën më të lehtë. Ai shpreson shumë…dhe do të vazhdojë të shpresojë!/infoelbasani.al

Ndihmoi Olsjan Topalli

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ngjarja në Elbasan/ Berisha: Mediat në kurthin e narko-policisë!

LEXO EDHE:  Ngjarja në Elbasan/ Berisha: Mediat në kurthin e narko-policisë!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Historia shokuese/ Burgosën dhe dhunuan koleksionistin e njohur

LEXO EDHE:  Historia shokuese/ Burgosën dhe dhunuan koleksionistin e njohur

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: