LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika nga terrorizmi/Haki Çako takon zyrtarët e DASH

20 Korrik 2017, 09:48, Aktualitet CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, priti në një takim Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, asistenca kundër terrorizimit, ekip i kryesuar nga William Maxwell përfaqësues i programit ATA.

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ekipi i ardhur në Shqipëri ka vlerësuar maksimalisht punën e Policisë Shqiptare, në drejtim të luftës kundër terrorit, parandalimin e këtyre akteve, ngritjen kapaciteteve dhe trajnimin e burimeve njerëzore, trajtimin me seriozitet dhe profesionalizëm të rasteve te ndjekura duke i finalizuar ato me sukses.

Sipas zyrtarëve të DASH Shqipëria është një partner me kontribute reale e të drejtpërdrejta në koalicionin antiterror.

?Strukturat e specializuara të antiterrorit në Policinë e Shtetit janë partnerë të besueshëm dhe profesionale në parandalimin, ndjekjen dhe goditjen e elementeve, grupeve terroriste në vend e më gjerë?, është deklaruar gjatë takimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako deklaroi se mbështetja që partnerët kanë dhënë e do të japin për këto struktura, kanë sjellë rezultate me impakt për vendin dhe rajonin.

?Bashkëpunimi me partnerët si në reformat strukturore, trajnime dhe mbështetje me logjistikë bashkëkohore, i bën këto struktura garant për mbajtjen në nivele të ulëta të kërcënimit terrorist në vend dhe partnerë të denjë për hetime e operacione rajonale e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri këtij shërbimi?, tha Çako.

Ashtu siç u përmend edhe në raportin e DASH, përfaqësuesit e ardhur në vendin tonë theksuan se suksesi dhe bashkëpunimi me Policisë Shqiptare një, është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet shqiptare.

Përfaqësuesit e DASH do të inspektojnë për disa ditë strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit si Antiterrori, RENEA, Policia Kufitare dhe Policia e Tiranës, për evidentimin e nevojave për trajnim, asistencë dhe logjistikë për t?u zbatuar në një plan afatgjatë./CityNews

Lajmet e fundit nga