LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Bebe Rexha takohet në plazh me Monika Kryemadhin/E presin me byrek

20 Korrik 2017, 16:38, Lifestyle CNA

Para pak ditësh, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vendosi që të kalojë disa ditë në vendin e lindjes. Ajo ndodhet në Shqipëri ku edhe po shijon praninë e të afërmve të saj.

Në një postim  në rrjetet sociale ajo ka ndarë më fansat momente nga tavolina e mëngjesit, ku ndodhet edhe Monika Kryemadhi, kushërira e saj.

Në një video të shkurtër në Instastory, Bebe ka treguar nënën e Monikës e cila i uron mirëseardhjen në mënyrë tradicionale, me një pjatë byrek. Kjo i ka pëlqyer shumë këngëtares e cila dëgjohet të flasë shumë ëmbël shqip. Ajo nuk heziton të shkruajë në postimin e saj se ndodhet në Shqipërinë e bukur./CityNews

Lajmet e fundit nga