LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi jep njoftimin e rëndësishëm për demokratët e Tiranës/Ç’do të bëhet me 21 korrik?

20 Korrik 2017, 15:35, Aktualitet CNA

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili gjithashtu është drejtues i Lëvizjës për Ringritjen e Partisë Demokratike ka njoftuar për të të gjithë demokratët takimin e radhës me qëllimin e vetëm ringritjen e PD.

Në një postim në rrjetet sociale dhe nën moton ?Askënd për të humbur dhe gjithëkënd për të fituar?, Patozi bën të ditur se takimi do të zhvillohet nesër në orën 17:30 në sallën e Akademisë së Arteve.

Më poshtë postimi i plotë:

MË 21 KORRIK, ME DEMOKRATËT E TIRANËS

Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.
Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR./CityNews

Lajmet e fundit nga