Connect with Us

Apple sjell risinë/ Thirrjet e emergjencës përmes shenjës së gishtërinjve

Aktualitet

Apple sjell risinë/ Thirrjet e emergjencës përmes shenjës së gishtërinjve

Publikuar

-

Apple ka patentuar një metodë për përdoruesit e iPhone që të telefonojnë fshehurazi policinë kur nuk është e sigurtë që të bëjnë thirrjen.

Në të ardhmen, iPhone mund të jetë në gjendje të njohë një sekuencë të shenjave të gishtërinjve si një komandë e fshehtë për të telefonuar shërbimet e emergjencës.

Patenta i jep Apple të drejtat ekskluzive për të lejuar përdoruesit e iPhone të telefonojnë  999 kur ata mund të ndodhen nën kërcënimin e terroristëve ose të jenë në një situatë  tjetër emergjente.

“Përdoruesi mund të programojë pajisjen elektronike për të njohur një sekuencë të veçantë të gishtërinjve, të tillë si gishti i vogël apo gisti i unazës, si një komandë për të bërë një telefonatë emergjente”, sipas patentës.

LEXO EDHE:  Armir Shkurti tregon çfarë ndodhi në Sheshin Skëndërbej/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave  

Kjo mund të bëhet në xhepin e personit, i panjohur për sulmuesin dhe mund t’i lejojë përdoruesit të lajmërojë policinë në vendndodhjen e telefonuesit duke përdorur GPS.

Tipari është i ngjashëm me SOS të Apple Watch, i cili u lejon përdoruesve të bëjnë një telefonatë emergjente në shtypin e një butoni.

Ndryshe nga funksioni i orës, megjithatë, operacioni i koduar me gishta me gjurmë gishtash mund të lejojë autoritetet të kenë akses për të marrë video dhe audio të drejtpërdrejta nga iPhone, edhe pse në këtë moment shumica e shërbimeve policore nuk kanë aftësinë për të marrë këtë material./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Këshillat e Lira Gjikës/ Beben lajeni 30 minuta, nxirreni para pasqyrës dhe thojini këto fjalë…

Publikuar

-

Nga

Këshillat e Lira Gjikës/ Beben lajeni 30 minuta, nxirreni para pasqyrës dhe thojini këto fjalë...

Mjekia pediatre Lira Gjika, ka dhënë disa këshilla për të gjitha nënat e reja, që të kenë një jetë sa më të shëndetshme si për vete edhe për beben.

Gjika i këshillon nënave të përdorin formulën E.A.S.Y., që fjalë për fjalë nënkupton mirëushqyerjen, aktivitetin, gjumin dhe kohën për vete.

Pediatrja deklaron se nëna duhet të jetë e qetë në mënyrë që edhe fëmija të jetë i tillë, ndërsa thekson se duhen hequr disa vese të nënave të vjetra.

Ajo thotë se banja e fëmijës duhet të zgjasë të paktën 30 minuta, nëna duhet t’i flasë gjithë kohës fëmijës dhe duhet t’i bëjë aktivitet fizik.

Këshillat e Lira Gjikës:

Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto germa janë gërmat e para të katër fjalëve:
1. Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës
2. Activity- aktivitete për fëmijën
3. Sleep- respektimi i orëve të gjumit
4. You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.
Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë. Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehra. Në vend që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di. Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerë shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës. Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojëra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyrën e tij në pasqyrë, t’i emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët e tjerë. Ti tregojë që është një ditë më e/i madh. Pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe afroja më pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmëron Krasniqi: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmëron Krasniqi: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Analisti Afrim Krasniqi, ka ironizuar ndryshimet kushtetuese që u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Analisti tha se sot u ndryshua Kushtetuta dhe u bëmë vendi i parë në histori që e bëjmë online këtë ndryshim dhe vendi i parë në Europë që e bën këtë gjatë pandemisë.

Krasniqi paralajmëroi një reagim të ashpër ndërkombëtar ndaj personave që morën nismën për ndryshimet kushtetuese.

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi ai në emisionin “A Show”, ndërsa renditi dy arsyet se përse po e bën kryeministri Edi Rama këtë.

LEXO EDHE:  Arrestimi për prostitucion i “Zogut të Tiranës”/ Detajet e plota të policisë

LEXO EDHE:  Vettingu në Policinë e Shtetit/ MB bën njoftimin e rëndësishëm

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë. Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” nënvizoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i frikësohet humbjes, por nga sistemi nuk na heq dot/ Tabaku: Jo ndryshime të njëanshme

Publikuar

-

Nga

Rama i frikësohet humbjes, por nga sistemi nuk na heq dot/ Tabaku: Jo ndryshime të njëanshme

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar ndryshimet kushtetuese që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve. Me moderatoren Sonila Meço në Tempora”, Tabaku përsëriti  se kryeministri Edi Rama ka frikë nga humbja e zgjedhjeve dhe për këtë po kërkon të ndalojë koalicionet.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një dakordësi. Ne nuk na heq dot njeri nga sistemi. Është e vërtetë që ishte një mënyrë për t’i ulur palët në tavolinë për të diskutuar.

Ajo që u arrit në 5 qershor nuk është një reformë e plotë që i jep zgjidhje çështjeve kryesore, por më mirë se sa të bëhej më shumë, u gjykua se prekja e disa e elementëve do të ishte e rëndësishme për kriteret e integrimit.

Ndryshimet duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve, por jo ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. Kjo është e papranueshme”, tha Tabaku. /CNA.al

LEXO TE PLOTE