LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 A do t’ja paguaj Mimi Kodheli, nga xhepi i vet, dëmshpërblimin Dritan Demirajt

20 Korrik 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Ish koloneli ushtarak, Dritan Demiraj, aktualisht Ministër i Brendshëm Teknik, ka fituar të drejtën për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura, nga ku me një urdhër të ministers Mimi Kodheli, u largua tre vite më parë.

Shkarkimi i tij nga detyra u bë në muajin dhjetor të vitit 2014 duke ndezur madje edhe një konflikt të ashpër midis z.Demiraj, i cili pretendonte se shkarkimi nga detyra që mbante ishte arbitrar dhe i pamotivuar ligjërisht, dhe ministres Koledhi që nuk dëgjonte të tërhiqte urdhërshkarkimin.

I gjendur para faktit këmbëngulës të ministres, Demiraj zgjodhi zbatimin e urdhërit dhe  zgjidhjen me gjyq të konfliktit, ndërkohë që vijonte ti bënte thirrje ministres ta tërhiqte urdhwrin e paligjshwm. Gjë që nuk ndodhi dhe urdhëri i dhenë prej Kodhelit mbeti në fuqi, sikurse Demiri vijoi të jetë i larguar nga Forcat e Armatosura, duke pritur shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

E cila, sakaq, ka vendosur në favor të Demirajt dhe kundër urdhërit të ministres Kodheli, përmbajtjen e të cilit e ka vlerësuar të pambështetur në ligj dhe për pasojë ka vendimuar rikthimin e këtij të fundit në detyrën e mëparëshme ose në një tjetër që të respektojë gradën e kolonelit.

Por, përveç kësaj, Gjykata ka vendimuar edhe urdhërimin e pagesës së kolonel Dritan Demirajt për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra, duke i ngarkuar të gjitha shpenzimet gjyqësore Ministrisë së Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për tridhjetë e gjashtë paga, një shumë e konsidueshme kjo, që duhet ta shlyejnë në vlerë monetare jo ministrja Kodheli, nga portofoli i saj, por Ministria e Mbrojtjes, që mbahet me fondet e taksapaguesve.

Një absurd që vazhdon të jetë prezent prej më shumë se njëzetë e shtatë viteve dhe që i ka kushtuar buxhetit të shtetit (të taksapaguesve), mbi katër milion euro apo më shumë se katër miliard lekë. Me të cilat janë dëmshpërblyer të hequrit nga detyra prej homologëve të ministres Kodheli, etj., drejtuesve të niveleve të ndryshme, pa e mbështetur në ligj shkarkimin.

Arësye e mjaftueshme kjo që gjykatat të kenë vendimuar dëmshpërblimin e një pjese dhe qënien në rradhë pritjeje të vendimeve në favor të jo pak të tjerëve, që ashtu si kolonel Dritan Demiraj janë larguar nga detyrat jo konform ligjit, por me urdhër politik e kapriçio të drejtuesve, që janë të bindur se nuk paguajnë nga xhepi i tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga