LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tym e flakë në Tiranë/Çfarë ndodh me makinën e një femre

19 Korrik 2017, 21:11, Aktualitet CNA

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, në Tiranë. Ngjarja është njoftuar nga policia, sipas së cilës, rreth orës 21:42, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në rrugën ?Muhamet Deliu?, ka marrë flakë një mjet.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti tip ?Ford?, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit.

Pasi ka konstatuar flakët e zjarrit, drejtuesja ka dalë nga mjeti. Mësohet se dhe nga flakët janë dëmtuar 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit ?Benz? dhe 1 mjet i tipit ?Ford?. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga