LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/Edi Rama i pagoi 1 milion dollarë Lulzim Bashës si shpenzime elektorale?!

19 Korrik 2017, 18:30, Aktualitet CNA

Marrëveshja e 18 majit midis kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama ka mjaft enigma, ka shumë të pazgjidhura dhe detaje që ende nuk dihen nga opinioni publik.

Tashmë shpesh ditë pas dite, shumë gjëra fliten, sepse vetë Rama, apo vetë Basha dhe njërëzit rreth tyre kanë filluar të deklarojnë detaje nga takimi tre orësh i dy drejtuesve të partive kryesore në vend, që përfundoi me braktisjen e çadrës, braktisjen e kauzave të Partisë Demokratike dhe opozitës dhe futjen e PD në zgjedhje.

Futja e PD në zgjedhje duhet të ishte një fakt i padiskutueshëm, por çfarë ndodhi? Lulzim Basha hyri pasi garantoi diçka. Çfarë garantoi ai? Garantoi gjysmën e qeverisë, mori garanci të plotë, por zgjedhjet i humbi turpshëm.

Tani po thotë m?i vodhën, megjithëse kishte gjysmën e qeverisë dhe çdo garanci nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, por edhe nga vetë pjesëmarrja e tij në bashkëqeverisje.

Në fakt më problematike se sa këto veprime të Lulzim Bashës apo garancitë për zgjedhjet, janë detajet që po dalin ditë pas dite.

Gojët e liga rreth Ramës e Bashës, flasin se ky i fundit i ka deklaruar kryeministrit se e ka të pamundur futjen në zgjedhje, pasi nuk ka mundësi financiare për ta udhëhequr Partinë Demokratike në këtë fushatë.

Gjendja e dobët ekonomike e Partisë Demokratike dihet, por kurrsesi opozita nuk mund t?ia shtrijë dorën partisë kryesore në pushtet për të zgjidhur problemet e saj financiare.

Në qarqet mediatike flitet se Lulzim Basha ka marrë rreth 1 milionë dollarë nga Edi Rama për të financuar imazhin dhe fushatën elektorale.

Një nga shkaqet kryesore të heqjes së flamujve të shumtë, billborderave, posterave apo banderolave në rrugë ka qenë pikërisht ky fakt, pamundësia financiare e PD, të cilën Lulzim Basha ia ka deklaruar Ramës.

?Unë jam i pamundur financiarisht për të bërë një fushatë me imazh të plotë, prandaj duhet të heqim dorë nga posterat, billborderat dhe shpenzimet e mëdha?.

Ashtu sikundër ishte pjesë e kësaj marrëveshje dhe një akt ligjor, në bazë të të cilit, publikimi i spoteve elektorale të forcave politike në media duhej të bëhej falas.

Pas këtij deklarimi dhe kësaj pjese të marrëveshjes, ku do të hiqej imazhi, Edi Rama i ka ofruar mbështetje financiare Lulzim Bashës. Shuma e parave mësohet se është dhënë nga një oligark, i cili është një mik i ngushtë i Lulzim Bashës dhe financues i tij, herë-herë i afërt shumë edhe me Edi Ramën.

Nuk dihet emri i këtij të fundit, por dihet ajo që thuhet në media. Shpesh në qarqet e ngushta të gazetarëve afër Ramës thuhet se ka qenë kryeministri, i cili i ka dhënë rreth 1 milionë dollarë kryetarit të opozitës, që ai të ishte pjesë e fushatës elektorale.

Në rast se kjo është e vërtetë dhe në rast se ky fakt vërtetohet dhe dalin të tjera detaje, ky do të ishte skandali politik i shekullit në Shqipëri dhe ndoshta i pari rast dhe i fundit, ku kryetari i partisë në pushtet dhe qeverisë, kryeministri i vendit, financon opozitën që të hyjë në zgjedhje dhe i jep lëmoshë që ai të heqë logon e partisë së tij, të heqë sloganet, të dalë me një logo dhe imazh të ri, duke e dëmtuar dhe shkatërruar politikisht partinë më të madhe të opozitës, të cilën e çoi në minimumin e rezultatit historik.

Pra marrëveshja Rama-Basha ka pasur edhe detaje të tjera, ato po dalin ditë pas dite. Në rast se do të kishte një skandal kjo marrëveshje, atëherë skandali do të ishte ky, financimi rreth 1 milion dollarëve që Edi Rama mund t?i ketë dhënë Lulzim Bashës për të zhvilluar fushatën elektorale.

Në Shqipëri vështirë se diçka do kalojë pa u marrë vesh, vështirë se do ngelet pa u zbardhur. Le të presim më tej detaje të tjera dhe të dhëna, të cilat do të konfirmojnë apo do të hedhin poshtë këtë fakt që përflitet në qarqet gazetareske.

Pra 1 milion dollarë nga Edi Rama për Lulzim Bashën si financim që Partia Demokratike të kishte mundësi monetare për të qene pjesë e fushatës elektorale.

Lajmet e fundit nga