LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori vesh se po vinte Policia/ Gruaja i vë flakën kanabisit

19 Korrik 2017, 11:23, Aktualitet CNA

Në kuadër të operacionit antikanabis në të gjithë vendin, Policia e Vlorës ka sekuestruar 9 kg kanabis sativa. Nga këto 9 kilogram, 4 janë i janë sekuestruar një gruaje me të meta mendore në fshatin në fshatin Drithas.

Ajo sapo ka marrë vesh që po vinte Policia, i ka vënë flakën lëndës narkotike, por nga kontrolli i ushtruar në banësen e saj janë gjetur edhe 2 thasë plastik të mbushur me kanabis, të cilët peshonin 4 kg. Ndaj 52-vjeçares ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, duke qenë se ajo rezulton e sëmurë me probleme  mendore.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë, Vlorë, në vendin e quajtur ?Presaran?, në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari, është gjendur dhe sekuestruar një thes i mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 4 kg e 400 gram.

Polica po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike./CityNews

Lajmet e fundit nga