LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Luftë” për mikrofonin/Rama acarohet keq me vlonjatët

19 Korrik 2017, 10:04, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur sot në qytetin e Vlorës, bashkë me ekipin e tij fitues në zgjedhjet e 25 qershorit. Takimit të Ramës i janë bashkuar një numër i madh qytetarët vlonjatë, të cilët kanë dashur të marrin fjalën dhe të shprehin shqetësimet e tyre para kreut të qeverisë.

Ndaj vlonjatët kanë bërë ?luftë? për të marrë mikrofonin dhe është dashur ndërhyrja e vet Ramës për të vendosur radhë se kush do të flasë.

Kryeministri e pati të vështirë të vinte rregull tek qytetarët e Vlorës, që kërkonin të flisnin të gjithë. Por ama ka theksuar se gratë janë të parat. ?Të lutem shumë me zor nuk e merr dot mikrofonin, jepja zonjës me kapele mikrofonin. Po na krijoni situata të pakuptueshme. Kam vajtur në tërë ato dëgjesa dhe këtë punë nuk e kam parë. Burrat pas grave?, tha Rama.

?Do ta drejtoj vet ku do shkoj mikrofoni, Dhe të lutem shumë me radhë. Të lutem shumë. Me radhë. Të lutem. Mos ngrini duart, me radhë. Kaq!?, tha ai. Vetë Rama tha se fjalën do ta kishin si fillim gratë, ndërsa pohoi se u habit me sjelljen e vlonjatëve. ?Ketë situatë në Vlorë se kam parë në asgjë dëgjese?, është acaruar Rama me qytetarët./CityNews

Lajmet e fundit nga