LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriminelët mund të hackojnë llogarinë tuaj në Facebook me këto metoda shumë të thjeshta!

19 Korrik 2017, 19:25, Kuriozitete CNA

Është pohuar se kriminelët mund të vjedhin llogarinë tuaj në Facebook duke bërë një gjë shumë të thjeshtë – duke gjetur numrin tuaj të vjetër të telefonit.

Nëse e keni harruar fjalëkalimin, ju mund të shkruani numrin tuaj të telefonit në mënyrë që Facebook t?ju dërgojë një kod që ju lejon të rivendosni fjalëkalimintuaj.

Megjithatë, nëse keni një numër të ri dhe nuk keni mundur të shkëputni numrin tuaj të vjetër nga llogaria juaj, atëherë hakerët mund të përdorin sistemin e sigurisë të Facebook për të aksesuar në profilin tuaj.

Programuesi i pavarur James Martindale shkroi për këtë mashtrim të piraterisë në një postim për Mediumin dhe ai madje tregoi se sa e lehtë ishte, duke hackuar vetë disa llogari.

Martindale arriti të aksesonte llogarinë e një të huaji thjesht duke shtypur një nga numrat e tij të vjetër të telefonit, të cilat shpesh riciklohen duke ua dhënë përdoruesve të tjerë.

Sigurisht që hakerit do t?i duhej të shpresonte se personi që mbante numrin e telefonit nuk e kishte përditësuar profilin e tij në Facebook, por duke pasur parasysh që Facbook nuk ju inkurajon të përditësoni këtë informacion, ka shumë të ngjarë që shumica e njerëzve të kenë numra të vjetër të ruajtur në llogaritë e tyre.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të hiqni të gjitha informacionet e vjetra që lidhen me llogarinë tuaj dhe ta përditësoni atë./CityNews  

Lajmet e fundit nga