LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klandestinët shqiptarë ia mësyjnë Anglisë edhe me avionë

19 Korrik 2017, 11:29, Aktualitet CNA

 

Një nga ?efektet anësore? të Rilindjes së Qeverisë Rama është edhe shtimi me progresion gjeometrik i numrit të shqiptarëve, që duan t?ia mbathin nga sytë këmbët larg Shqipërisë. Të tillë shqiptarë të dëshpëruar e shpesh jo detyrimisht të varfër deri në mjerim largohen me cdo mjet e mënyrë të mundshme. Ata përdorin aplikimin për Lotarinë amerikane. Kërkojnë azil, ku të munden nga Gjermania në Holandë, nga Islanda në Suedi. Ia mësyjnë Anglisë me sa u mban xhepi nga futja fshehurazi në trajlera e kamionë, që kalojnë nëpër Tunelin e La Manshit e deri te përdorimi i jahteve luksoze dhe avionve turistikë ultra të lehtë.

Nga viti 2016 po promovohet një model i ri i shkuarjes klandestin në Angli, modeli me avion turistik. Në qershor 2016 policia angleze arrestoi pilotin lituanez Barteska Algirdas, i cili me anë të një avioni ultra të lehtë zbarkoi në pistën e fluturimeve  ?Seething Norfolc? 4 klandestinë shqiptarë. Avioni ishte nisur nga një aeroport i vogël gjerman.

Në 6 korrik 2017 policia holandeze arrestoi 2 pilotë anglezë dhe 2 shoferë holandezë, të cilët po ndihmonin 14 klandestinë shqiptarë për tu imbarkuar në një avion turistik 2 motorësh me destinacion Anglinë. Arrestimet u kryen në një aeroport të vogël holandez dhe në autostrdën afër qytetit të Bredas.

Më 17 korrik 2017 policia franceze arrestoi  një pilot anglez dhe 2 trafikantë qëniesh njerëzore po shtetas anglezë, sepse ato u përpoqën të dërgojnë 1 burrë, 2 gra dhe 1 fëmijë 3 vjecar shqiptar klandestinë në Angli. Kalimi i klandestinëve do të bëhej me një avion ultra të lehtë anglez të markës Cesna (vit prodhimi 1979) pronë e kompanisë International Airservice in Trustee Carson City NV, US. Arrestimet u kryen në Aeroportin e vogël Marck afër qytetit francez të Dunkerkut (Dunkerque).

Tashmë nga tre vende të ndryshme: Gjermani, Holandë dhe Francë kemi përpjekje të dështuara për të dërguar klandestinë shqiptarë në Angli. Kuptohet nuk kemi të bëjmë me përjashtim por me një veprimtari të rregullt kriminale. Një fakt i tillë tregon jo vetëm dëshpërimin e shqiptarëve për tu larguar me patjetër nga Shqipëria, por edhe që po largohen edhe ata shqiptarë, që nuk janë të mjerë përderisa paguajnë deri në 7 mijë euro për një udhëtim me avion si klandestinë për në Angli. Po ashtu përdorimi në mënyrë rutinë i avionve të tillë për trafik klandestinësh tregon që bandat e strukturuara kriminale shqiptare me përkrahje politike tashmë kanë kontakte pune të mira transnacionale, saqë arrijnë të realizojnë me sukses (dhjetra raste të pa kapura nga policitë europiane) operacione të tilla me një shkallë të lartë vështirësie./Gjergj Thanasi

Për më shumë informacion, klikoni linqet e mëposhtme:

http://www.citynews.al/2016/05/emigrim-luksoz-ne-angli-kapen-17-klandestine-shqiptare-ne-nje-jaht/1

http://www.insajderi.com/futi-shqiptaret-avion-ne-britani-lituanezi-denohet-6-vjet-burg/

https://sot.com.al/aktualitet/kapen-14-klandestin%C3%AB-shqiptar%C3%AB-n%C3%AB-holand%C3%AB-tentuan-t%C3%AB-kalonin-n%C3%AB-angli-me-avion

http://www.lavoixdunord.fr/193429/article/2017-07-18/un-pilote-d-avion-interpelle-l-aeroport-avec-des-migrants-bord-une-premiere

Lajmet e fundit nga