LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kreu i SHISH vlerëson nismën e Patozit/Zgjidhja e vetme për PD-në

19 Korrik 2017, 08:34, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi, ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike pas rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Duke veshur me përgjegjësi totale Lulzim Bashën për humbjen e thellë të PD, Klosi komenton dhe ?Lëvizjen për Ringritjen e PD?, të udhëhequr nga Astrit Patozi.

Për ?Telegraf?, ish-kreu i SHISH e sheh si të vetmen zgjidhje nismën e Patozit dhe figurave të tjera me peshë në PD.

Sipas tij, Patozi dhe kundërshtarët e tjerë të Bashës, mbetën jashtë si nga lista për deputet, por edhe nga strukturat e tjera.

?Nëse Basha do të rikthehet në krye të PD-së, që gjasat janë të ndodhë, atëherë asnjë nga të përjashtuarit nuk do të bëhen faktorë brenda kësaj partie. Ata nuk shpresojnë tashmë që me Bashën kryetar të jenë dikush?, tha Klosi.

Ndërkohë që lidhur me mundësinë krijimit të një fraksioni tjetër brenda opozitës më të madhe në vend, Klosi tha se nuk mund të jap një përgjigje konkrete për këtë fakt, ndërkohë që deri tani situata është kjo që shihet qartë./CityNews

Lajmet e fundit nga