LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonte dokumenta/ Arrestohet 51-vjeçari, emri

19 Korrik 2017, 09:31, Aktualitet CNA

Një 51-vjeçar, i cili falsifikonte dokumenta, ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit.

Nga njoftimi i Policisë, bëhet me dije se shtetasi i arrestuar është Beqir Gjura, banues në Elbasan, të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar, ju gjetën në banesën e tij dokumenta identifikimi, certifikata, leje kalimi në gjuhën greke dhe leje qarkullimi për automjetet.

Njoftim për shtyp

Elbasan

Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar për veprën penale ?Falsifikimi i vulave,  i stampave ose i formularëve?

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Beqir Gjura, 51 vjeç  banues  në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit të koduar ?Koordinatorja?, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Dokumenta identifikimi fotokopje të shtetasve të ndryshëm

Çertifikata,

Leje kalimi në gjuhën Greke,

Një  leje  Qarkullimi automjeti

Formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor

Automjeti i  tij

Dokumenta të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? parashikuar nga neni 190/1 I Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga